Reali, gati 30 mln stërlina për Van Persin
Real Madridi është i gatshëm të bëjë një ofertë për kapitenin e Arsenalit, Robin van Persi. “Daily Mail” shkruan se Reali është duke përgatitur ta transferojë holandezin për një shumë prej 30 milionë eurosh në janar. Zhoze Murinjo është i gatshëm ta bindë Arsen Vengerin me një ofertë të majme kur afati kalimtar të rihapet në janar, edhe pse Van Persi është vetëm gjashtë muaj larg të qënurit lojtar i lirë. “Topçinjtë” duan që sulmuesi të nënshkruajë kontratën e re, por 28-vjeçari nuk është duke parë për alternative të tjera.