Tiago Silva mohon kontaktet me Barçan
Mbrojtësi i Milanit, Tiago Silva, ka hedhur poshtë spekulimet të cilat e lidhin atë me një largim nga “San Siro”. Braziliani vazhdimisht është përfolur për një transferim te Barcelona, por kjo është mohuar nga agjenti i tij dhe nga drejtues të Milanit. “Preferoj të mos e diskutoj këtë. Agjenti im dhe zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galiani, merren me kontratën time dhe rastet e transferimeve”, ka thënë Silva.