Milani kërkon të afrojë Nikolas Anelkan
Milani është i gatshëm të ofrojë 2.5 milionë stërlina në afatin kalimtar të janarit për sulmuesin e Çelsit, Nikolas Anelka. Çelsi nuk dëshiron ta shohë te rivalët e Premier Ligës sulmuesin, i cili ka deklaruar se nuk do ta rinovojë kontratën me blutë, dhe ata mund të detyrohen ta shesin atë për gjysmën e çmimit gjatë janarit te ekipi italian. Synim i trajnerit të Milanit, Masimiliano Alegri është Karlos Tevez, por çmimi i lartë i vendosur nga Mançester Siti e ka nxjerrë kampionin e Italisë nga gara për lojtarin. Dhe tani kuqezinjtë e shohin Anelkan si opsionin më të mirë.