Cassano: Te Reali më quanin "të shëndoshë"

Sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, dëshiron ta mposhtë Spanjën në finale të Euro 2012 për t`u hakmarrë për periudhën jo të mirë që kaloi te Real Madridi.
Futbollisti italian qëndroi vetëm një sezon në Santiago Bernabeu, ndërsa në sezonin e dytë u huazua te Sampdoria dhe ishte dënuar për secilin gram që kishte shtuar në peshë, duke qenë se shprehitë e tij ushqyese ishin konsideruar fajtore për formën e tij jo të mirë.
“Do të ishte e shkëlqyer t`i mposhtja spanjollët. Qëndrimi im te Real Madridi nuk shkoi aq mirë".
“Ata më quanin të shëndoshë dhe nuk më vlerësonin, prandaj jam i gatshëm që t`i vendosë gjërat ku duhet”, ka thënë Cassano për ESPN.