Seedorf në Botafogo

Ish ylli i Milanit, Clarence Seedorf ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin brazilian Botafogo. Holandezi ka qenë futbollist i lirë pas largimit nga gjiganti milanez pas skadimit të kontratës në fund të sezonit.
36 vjeçari insistoi se do të vazhdojë karrierën e tij dhe kërkohej edhe në Premierligë, MLS, Dubai dhe Kinë.
“Seedorf ka nënshkruar kontartë dyvjeçare me Botafogon. Është kontrata më e madhe e një të huaji në një klub të futbollit në Brazil”, thuhej në komunikatën e publikuar në uebfaqen zyrtare të Botafogos. Seedorf ka lidhje me Brazilin ku ka një shtëpi dhe pjesën më të gjatë të pushimeve e kalon në shtetin e Amerikës së Jugut.