E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gomez, një prej më të mirëve

Ish trajneri i Bayern Munichut, Ottmar Hitzfeld ka theksuar se Mario Gomez është një prej sulmuesve më të mirë në botë.

Presidenti i gjigantit bavarez, Uli Hoeness së fundmi u shpreh se 27 vjeçari është futbollist i mirë por nuk duhet të konsiderohet si më i miri. Por, strategu zviceran mendon se Gomez e dëshmoi veten në edicionin e shkuar.

“Ai është një prej sulmuesve më të mirë në botë. Mario kaloi një sezon të shkëlqyeshëm në Bayern dhe shënoi shumë gola. Ai u paraqit mirë edhe në Euro 2012”, deklaroi Hitzfeld për TZ.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›