Cassano si Ibra Jam i lodhur

Antonio Cassano, pas dygolëshit ndaj Irlandës së Veriut, është shprehur në një intervistë për Rai se karriera e tij është drejt fundit.
“Do të luaj edhe 3 sezone të tjera dhe do e lë futbollin. Dua të zhvilloj një kampionat europian dhe botëror të mirë me Italinë dhe me kaq e mbyll sepse jam i lodhur”, deklaroi Cassano.
Më pas, sulmuesi i Milanit ka shpjeguar se çfarë e ka lodhur: “Kam 13 vjet që luaj futboll profesionist dhe gjithçka që bëj shkakton polemika dhe gjithmonë dilet në përfundim se faji është i imi. Gjithsesi në moshën 33-vjeçare nuk do të luaj më, por do t’i përkushtohem familjes.”
Përsa i përket të ardhmes pasi të varë këpucët në gozhdë, Cassano tha: “Nuk e shoh veten në botën e futbollit sepse unë di vetëm të luaj në fushë, nuk di të bëj gjë tjetër. As të flas nuk di kështu që nuk mund të bëhem opinionist sepse do thoja vetëm budallallëqe.”
Cassano është futbollisti i dytë i Milanit që është lodhur nga futbolli. Ditë më parë edhe Zlatan Ibrahimovic tha se nuk do të luante futboll edhe për shumë kohë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Beckham: Dua të rikthehem tek Manchester United
David Beckham shprehu dëshirën për tu rikthyer tek Manchester United, por kësaj radhe në një rol drejtues dhe jo si futbollist. Plotësohet Euro 2012
Ndeshjet e fundit eleminatore kanë përcaktuar 10 skuadrat finaliste të Euro 2012 dhe 8 ekipet që do të luajnë në fazën play off. Shqipëria mbyll eliminatoret me barazim
Tifozët shqiptarë kanë dalë haptazi kundër kombëtares kuqezi, e cila i mbylli eleminatoret e Euro 2012 me një barazim 1-1 me Rumaninë në “Qemal Stafa”. Shpresat munden 4-3 nga Polonia
Kombëtarja U-21 ka humbur ndaj Polonisë me rezultatin 4-3 për eliminatoret e Euro 2013 të kësaj grupmoshe. Xavi: Topi i Artë? Për Messin
Xavi Hernandez, mesfushori i Barcelonës, mendon se Lionel Messi duhet të jetë fituesi i Topit të Artë edhe për këtë vit.
Lajmet kryesore
Refuzimi zyrtar i statusit
“Nuk ka rekomandime për hapa të tjerë, s’u plotësuan kushtet”
Kosto e bllokimit të statusit
Aleanca Kuqezi, paradë në New York
Shqipëria mbyll eliminatoret me barazim
Ostren, protestë kundër HEC