E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plotesohet Euro 2012


Ndeshjet e fundit eleminatore kanë përcaktuar 10 skuadrat finaliste të Euro 2012 dhe 8 ekipet që do të luajnë në fazën play off.

Në grupin A, Turqia mundi 1-0 Azerbajxhanin, por fitorja 3-1 e Gjermanisë ndaj Belgjikës i dha mundësinë turqve të ngjiten në vendin e dytë dhe të kenë ende shpresa për kualifikim.

Holanda dhe Suedia janë skuadrat e kualifikuara direkt për në fazën finale dhe ky verdikt erdhi pas ndeshjes direkte mes tyre e fituar nga skuadra nordike me rezultatin 3-2.

Me këtë triumf suedezët ngjiten në kuotën e 24 pikëve duke qenë edhe ekipi me më shumë pikë ndër ato të renditura në vendin e dytë në grupe.

Portugalia nuk arrin dot të sigurojë kualifikimin direkt për në fazën finale të Euro 2012. Skuadra e drejtuar nga Paulo Bento u mund në ndeshjen më të rëndësishme të grupit H ndaj Danimarkës 2-1 duke i lënë kësaj të fundit vendin e parë në grup.

Në Grupin D, Franca barazoi 1-1 me Bosnjen, ruajti vendin e parë dhe siguroi kualifikimin direkt për në Euro 2012. Në Grupin B, Rusia është ajo që kaloi direkt në europian, ndërsa Irlanda siguroi fazën play off.

Në Grupin C, Italia ishte e kualifikuar, ndërsa Estonia hyn në play off duke përfituar edhe nga humbja e Serbisë me Slloveninë.

Në Grupin F, Greqia mundi Gjeorgjinë duke siguruar vendin e parë në grup dhe si rrjedhojë edhe kualifikiminm, ndërsa Kroacia do të luajë në play off.

Në Grupin I, Spanja nuk dhuroi asgjë dhe mundi Skocinë 3-1 duke ruajtur pathyeshmërinë, ndërkohë që Cekia kalon në play off pas fitores me Lituaninë 4-1.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Cassano si Ibra: Jam i lodhur
Antonio Cassano, pas dygolëshit ndaj Irlandës së Veriut, është shprehur në një intervistë për Rai se karriera e tij është drejt fundit. Beckham: Dua të rikthehem tek Manchester United
David Beckham shprehu dëshirën për tu rikthyer tek Manchester United, por kësaj radhe në një rol drejtues dhe jo si futbollist. Shqipëria mbyll eliminatoret me barazim
Tifozët shqiptarë kanë dalë haptazi kundër kombëtares kuqezi, e cila i mbylli eleminatoret e Euro 2012 me një barazim 1-1 me Rumaninë në “Qemal Stafa”. Shpresat munden 4-3 nga Polonia
Kombëtarja U-21 ka humbur ndaj Polonisë me rezultatin 4-3 për eliminatoret e Euro 2013 të kësaj grupmoshe. Xavi: Topi i Artë? Për Messin
Xavi Hernandez, mesfushori i Barcelonës, mendon se Lionel Messi duhet të jetë fituesi i Topit të Artë edhe për këtë vit.

Lajmet kryesore

Refuzimi zyrtar i statusit
“Nuk ka rekomandime për hapa të tjerë, s’u plotësuan kushtet”
Kosto e bllokimit të statusit
Aleanca Kuqezi, paradë në New York
Shqipëria mbyll eliminatoret me barazim
Ostren, protestë kundër HEC

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›