E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas gëzohet për fitoren e Arsenalit

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas ende e përcjell me vëmendje ish-skuadrën e tij, Arsenal, ndërsa shfrytëzoi profilin e tij në rrjetin social Twitter për të festuar fitoren e tyre ndaj Chelseas, njofton Sunday Mirror.

Ish-kapiteni i Arsenalit iu bashkua Barcelonës gjatë verës pas tetë viteve në Londër, por ishte gëzuar me fitoren 5-3 në Stamford Bridge, të shtunën.

Pas golit të Theo Walcottit, Fabregas shkroi: “Theoooooooooooooooo”, ndërsa pas përfundimit të takimit postoi: “Ndeshje e çmendur, fitore e madhe dhe e merituar. RVP!!!”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›