E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cavani nuk është në shitje

Sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani nuk do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës ka njoftuar drejtori sportiv, Riccardo Bigon.

Ylli uruguaian kërkohet nga kampioni i Italisë, Juventus. Mirëpo, Bigon ka insistuar se Cavani nuk është në shitje.

“Cavani do të mbetet në Napoli. Ai nuk është në shitje për çfarëdo çmimi. Nuk kemi nevojë të bisedojmë rreth kësaj teme. Ai nuk do të largohet nga Napoli”, deklaroi Bigon për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›