Jo hakmarrjes, por e mundim Italinë e ndryshojmë historinë
Joakim Lëv
Objektivi kryesor i Gjermanisë, që sot në Varshavë do të përballet me Italinë, do të jetë të bllokojë Pirlon. Joakim Lëv, trajneri gjerman, ka theksuar se është ai lojtari që ka më shumë frikë. Italia është një skuadër e mrekullueshme, ka thënë ai, duke filluar që nga mbrojtja. Pirlo nuk është vetëm një lojtar klasi, por prodhon lojën, ka ide të mrekullueshme, është lojtari që ka dhënë më shumë për Italinë deri tani, sepse menaxhon ritmin e lojës. Duhet bllokuar Pirlo, të gjejmë mënyrën për të luajtur më mirë se ata në mesfushë, të bëjmë lojën tonë dhe besoj se do të jemi në gjendje ta realizojmë atë. Lëv ka frikë edhe Balotelin e Kasanon, sepse janë lojtarë të shkëlqyer, i njohim mirë. Baloteli është i fortë dhe i paparashikueshëm, Kasano teknik, por jemi gati ti ndalim, falë mbrojtësve tanë.
Dueli në mesfushë
Duhet të gjejmë mënyrat e duhura për të luajtur më mirë se kundërshtari në mesfushë, të bëjmë lojën tonë dhe besoj se do të jemi në gjendje ta realizojmë atë
Jo hakmarrjes, por e mundim Italinë e ndryshojmë historinë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip Nga diktatura në demokraci