Cazorla, zyrtarisht i Arsenalit

Santi Cazorla është edhe zyrtarisht futbollist i ri i Arsenalit. Futbollisti spanjoll, pasi i kaloi me sukses vizitat mjekësore, ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin londinez, i cili pagoi për të 16,5 milionë funte.
“Jam i lumtur që të jem pjesë e një skuadre me lojtarë të mëdhenj, një stadium fantastik dhe me njërin prej trajnerëve më të mirë në botë, siç është Arsene Wenger”, deklaroi 27 vjeçari, i cili së fundmi luajti në Malaga.
Menaxheri Wenger, përfaqësusin spanjoll e ka përshkruar si një përforcim të madh, i cili do ta shtojë cilësinë në ekipin e ‘Topçinjve’ nga sezoni i ardhshëm.