Albiol vazhdon me Realin

Real Madridi e ka ‘blinduar’ Raul Albiolin. Mbrojtësi spanjoll e ka vazhduar kontratën me klubin spanjoll deri në vitin 2017.
Ai ndihet i lumtur që Merengues i besojnë, ndërsa premton se do ta japë maksimumin për ekipin e Jose Mourinhos, atëherë kur t’i jepet rasti.
“Jam i lumtur, klubi ka demonstruar se ka besim tek unë”, u shpreh futbollisti 27 vjeçar, i cili në të kaluarën ka luajtur në Valencia. Albiol ka qëndruar kryesisht në bankinë, duke e pasur parasysh se kishte konkurrentë të fortë në mbrojtje si Sergio Ramos, Pepe e Ricardo Carvalho.