E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ç’mërzi, erdhën sërish remontet e energjisë!

Kompania CEZ Shpërndarje, e arsyetoi vendimin e ndërprerjes me arsye të riparimeve në rrjet.

Energjia do të mungojë më shumë se tre orë, ku do të preken zonat: rruga “Pandi Dardha”, rruga “Mati Logoreci”, rruga “Vangjel Ntoi”, Rruga e Durrësit (pallatet Hawai, Pallatet Karavani dhe zonat përreth tyre), Pallatet te Fusha e Aviacionit, zona e Zogut të Zi dhe Pallati i Sportit “Asllan Rusi”.

Punimet do të kryhen në transformatorin nr.3 të nënstacionit Tirana1. CEZ Shpërndarje rikujton se punimet janë në kuadër të përmirësimit të rrjetit të shpërndarjes se energjisë. /Start/
 

                                                                                             2012-03-01 17:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›