E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi shkarkon Spahiun nga KLD-ja

Në raportin e paraqitur sot në Kuvend, komisioni hetimor për shkarkimin nga detyra të Kreshnik Spahiut, konkludoi se “nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me dashje të drejtpërdrejtë, ka devijuar nga funksioni i tij kushtetues, duke e zëvendësuar atë me veprimtari politike”.

Kryetari i komisionit Enkelejd Alibeaj, gjatë paraqitjes në Kuvend të raportit përfundimtar theksoi se “nga analiza e fakteve, rezulton se Kreshnik Spahiu është larguar me misione afatgjata dhe në mënyrë të përsëritur në funksion të axhendës politike, pa njoftim të organeve kushtetuese me të cilat lidhet ushtrimi i detyrës së tij kushtetuese”.

Po ashtu, komisioni hetimor nxjerr përfundimin se Kreshnik Spahiu, ka abuzuar në mënyrë flagrante dhe ka shpërdoruar kompetencat e menaxhimit administrativ dhe financiar të institucionit.

Raporti krahas parlamentit do t'i dërgohet edhe Prokurorisë për ndjekje penale të Spahiut, i cili dha dorëheqjen më 10 shkurt./Start/

                                                                                             2012-03-01 18:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›