E Diel, 1 Nëntor 2026

U dënua 13 vite më parë me 20 vite burg, ekstradohet

Shtetasi Marglen Shaholli, lindur në Korçë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Elbasan, me një vendimin të datës 08.12.1999, e ka dënuar me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes“ dhe “Armëmbajtjes pa leje”.

Shtetasi Marglen Shaholli është shpallur fajtor pasi në datën 13.04.1998, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, pranë Pallatit të Sportit në Korçë, ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin Gentian Lico dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, në datën 02.11.2011, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. /Start/

                                                                                             2012-03-02 08:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›