Debatet dhe komentet e javës brenda shtëpisë së "Big Brother"
Bjordi dhe Adelajda, në kërkim të dashurisë së madhe
Divani i bardhë i sallonit të
shtëpisë më të përgjuar
në Shqipëri, mbledh
shpesh mbi vete konkurrentët
dhe mbi të gjitha rrëfimet e tyre.
Pasditen e së mërkurës, kur
ora shënonte 19.00, Bjordi i
rrëfeu Adelajdës se ai mendonte
se deri në këtë moshë nuk e
kishte njohur ende dashurinë e
vërtetë. Djaloshi nuk i mohon
disa lidhje që ka pasur, por ai
mendon se dashurinë, atë të
madhen, nuk e ka njohur kurrë.
Bjordi dashuri të madhe
quan atë kur njeriu fillon që
përpara vetes të mendojë për
partneren.
Duket se fjalët e djaloshit
simpatik e futën në mendime
Adelajdën, e cila menjëherë më
pas deklaroi se edhe ajo kishte
arritur në përfundimin se në të
vërtetë kurrë nuk e kishte përjetuar
dashurinë e madhe.
Pavlini predikon se lumturia nuk blihet me para
Kështu ka thënë Pavlini teksa bisedonte me Adelajdën, Dritanin dhe
banorët e tjerë, për sa i përket ndikimit të të ardhurave në dashuri.
Shkas për këtë janë bërë vargjet e një kënge që po këndonte Adela.
Sipas saj, mjafton edhe një shtëpi e vogël, nëse brenda ke njeriun që
do. Dritani nuk ka qenë dakord me këtë mendim të saj dhe i ka thënë
se kjo zgjat vetëm një vit, pastaj fillojnë problemet ekonomike dhe janë
pikërisht këto të fundit që sipas tij "e gërryejnë" një martesë. "Në fakt",
ka thënë Pavlini, "fukara, por i lumtur, ka ikur me kohë. Megjithatë, është
po kaq e vërtetë që lumturia nuk blihet me para!"
Adi kërkon që t‘i lyejë lopës thundrat me manikyr!
Që kur autorët e programit vendosën që banorët e
"Big Brother" të kujdesen për lopët, dy prej tyre
ranë më shumë në sy për kujdesin që kishin,
Bjordi dhe Adi.
Të gjithë banorët e tjerë nuk kanë munguar në kujdesin
ndaj kafshëve, por dy djemtë dallojnë, pasi shpesh
ata tentojnë të bisedojnë me kafshët.
Madje Adi ka filluar të mendojë edhe për lukun e
lopëve dhe sidomos të preferuarës së tij, Tea.
Ai i është drejtuar lopës sikur të ishte ndonjë vajzë
Blloku, duke i thënë se do të gjente manikyr dhe do t‘ia
lyente thundrat. Gjatë këtyre batutave, Adi u habit pa
masë kur Adelajda i rrëfeu se ajo kurrë nuk kishte prekur,
apo parë një lopë nga kaq afër.
Me këtë rast Adi filloi bisedimet me lopët, që ato t‘i
bënin thirrje me pëllitje të tjera që të votonin me sms
dhe Adela të mos eliminohet të shtunën.
Më në fund Adi tregon për të dashurën
Më në fund banori më
i madh në moshë
i këtij edicioni ka
rrëfyer për punët e zemrës.
Adi ka treguar se jashtë
shtëpisë së "Big Brother" e
pret e dashura e tij, të cilës
ai nuk ka dëshirë t‘ia tregojë
emrin, por thjesht bën të
ditur pseudonimin e saj, që
është Loksi. Banori që duket
se ka mësuar nga përvojat që
ta marrë jetën me humor, ka
rrëfyer se të dashurën e ka
nga Tirana dhe se lidhja e tyre
vazhdon që prej një viti.
Nuk kanë menduar nëse
do të bëjnë ceremoni të tilla
si fejesë, por ai është i lumtur
nga kjo periudhë që po kalon
me këtë vajzë. Ndërkohë që
Adi vazhdon lojën televizive
"Big Brother", e dashura e tij
25-vjeçare vijon punën e saj
si ekonomiste.
Arjoni do vetëm ta lavdërojnë
"Unë vdes për
komplimente".
Këto janë
fjalët që Arjoni u ka thënë
Adelajdës dhe Bjordit gjatë
qëndrimit në verandën
e shtëpisë "Big Brother",
që është shndërruar në
arenën "talk show" më
të ndjekur. Djaloshi nga
Vlora nuk e ka zbuluar
"ujin e ngrohtë", por nëse
deri tani ishim mësuar që
komplimentet të ishin të
domosdoshme për vajzat,
duhet të mësohemi
edhe me djemtë që nuk
mund të jetojnë pa to.
Në fakt, Arjoni gjatë
ditëve të qëndrimit në
shtëpinë e "Big Brother"
ka treguar gjithmonë
kujdes për veshjen dhe
mirëmbajtjen e tij. Sidomos
natën e spektaklit
të së shtunës ai duket
sikur është duke dalë për
ndonjë takim të veçantë,
apo sikur të jetë bashkëprezantues
i shfaqjes.
Arjoni, pa u shqetësuar
se mund të duket pak
narcist, ka shtuar se komplimentet
e të tjerëve janë
pasqyrimi i asaj që ai shikon
çdo ditë në pasqyrë.
Adelajda, Mozës: Mjaft u pe në pasqyrë
Kur shumë prej banorëve të
shtëpisë së "Big Brother"
ishin shtrirë për të fjetur,
dy bukuroshet e këtij edicioni,
Adelajda dhe Moza, menduan të
bëjnë pak fizkulturë.
Megjithëse ora shënonte 01.25
minuta, të dyja vajzat u ulën mbi
biçikleta dhe filluan të pedalonin
e të flisnin me njëra-tjetrën.
Por, gjatë kohës që Adelajda
pedalonte, Moza pa ndërprerje
shihej në pasqyrën që ishte aty
pranë. Vajza nga Kavaja nuk mbeti
dot pa i tërhequr vëmendjen
bukuroshes kosovare dhe me
tonin e zërit që dukej si të ishte
bezdisur nga veprimet e shoqes,
i thotë asaj se shikohet pak si
shpesh në pasqyrë.
Adelajda nuk i referohej vetëm
episodit në fjalë, por faktit se Mimoza
edhe gjatë ditës ka maninë
të shihet në pasqyrë. E vështirë ta
dëgjosh që një vajzë t‘ia thotë një
tjetre, por Adelajda i tha Mozës:
"Mjaft u pe në pasqyrë, dihet që
je e bukur".
Pavlini po thotë të vërtetën?
Pavlini ka zgjedhur të rrëfehet për një çështje shumë
delikate që në ditët e para që është futur në shtëpi dhe
si dëgjuese ka Bikën.
Djali 27-vjeçar nga Thethi vjen nga një histori personale
gati-gati të pabesueshme po të gjykosh rrethanat dhe vendin
ku ai është rritur dhe ka zgjedhur të krijojë familje pas shumë
vitesh emigracioni në Itali.
Vetë ai, gjatë bisedës e ka habitur vajzën nga Lazarati,
kur i ka rrëfyer se me gruan nga e cila ka dy fëmijë nuk ka
qenë i martuar me celebrim, por thjesht ka bashkëjetuar.
Ai flet lirshëm dhe nuk duket i shqetësuar mbi penalizimin
moral dhe fizik që i kanoset nga rregullat mizore të
kanunit, i cili nuk mund ta tolerojë prishjen e një martese,
edhe pse ajo nuk e ka njohur vulën e zyrës civile.
Por, këtë lirshmëri dhe rrjedhshmëri, Pavlini nuk e
humbet dhe nuk do të tregojë një motiv të qartë kur Bikja e
pyet mbi divorcin. E pakuptueshme kjo për një mashkull, i
cili ka vendosur që në moshën 24-vjeçare të krijojë familje,
madje për këtë arsye të lërë edhe Italinë dhe të kthehet për
të jetuar në vendlindje.
Pavlini nuk di si ta etiketojë veten para pyetjes së Paqësorit,
nëse ka qenë i fejuar, apo i martuar, por tek e fundit ai nuk
mundet të jetë transparent deri në fund, pasi duket qartë se
nuk ka shumë dëshirë të rrëfejë të vërtetën, që pa dyshim
duhet dëgjuar edhe nga goja e nënës së fëmijëve të tij.
Në këtë pikë, situata e Pavlinit është shumë delikate, pasi
ai ka pesë muaj pa e parë vajzën e tij dhe ka gjetur guxim që
të përballet me familjarët e ish-gruas së tij, që të shkojë e të
takojë djalin e porsalindur vetëm pak ditë para se të hynte
në "Big Brother 2". Versioni i fakteve të Pavlinit tregon se
familjarët e ish-gruas së tij u qetësuan nga kjo vizitë, me
shpresën se çifti mund të ribashkohej. Po sa e vërtetë është
kjo? Vetëm përballja me nënën e fëmijëve do t‘i qartësonte
idetë e Pavlinit dhe këtë situatë familjare publikut shqiptar.
Pavlini, loja e shishes
Nuk do të isha puthur me një
djalë për asnjë lloj shume.
Personi që më njeh më mirë
është një shoqja ime e që më
thotë: "Koha është mënyra më
e mirë për ta njohur Pavlinin".
Pavlini: Homoseksualiteti,
sëmundje
Lirita e pyet Pavlinin se si do
të reagonte nëse fëmija e tij do
të kishte prirje homoseksuale?
Ai thotë se është kundër dhe
mendon se homoseksualizmi
është një sëmundje si të gjitha
sëmundjet e tjera, që e pranon,
por nuk mund ta lejojë të
kthehet në modë. Bisedat herë
të qeta dhe herë të vrullshme
rreth temës së lidhjeve mes
personave të seksit të njëjtë
janë përqendruar më shumë te
paragjykimi, kurrsesi te pëlqimet.
Agoni thotë se ka njohur
homoseksualë, i pranon, por
nuk ka asnjë tërheqje seksuale.
Adi, Mimoza, Bika, Dritani,
Pavlini dhe Adela janë përfundimisht
kundër. Aida, Arjoni, Sori
dhe Zhuljeta janë pro, por nuk
pëlqejnë të shohin materiale
pornografike mes personave të
të njëjtit seks. Bjordi shpjegon
se edhe në natyrë ka shumë
specie që kanë prirje homoseksuale,
kjo pasi ata tërhiqen prej
instinktit dhe nuk kanë paragjykim,
problemi mes nesh është
momenti kur themi që është e
drejtë, apo e gabuar.
"E urrej dhunën
në familje!"
Kështu i ka thënë Pavlini,
Dritanit teksa diskutonin
për konceptin e familjes dhe
marrëdhënien e tij me ishbashkëshorten.
Sipas Pavlinit,
kjo e fundit po ushtronte dhunë
psikologjike ndaj tij, duke përdorur
si mjet fëmijën e tyre.
Ai ka shtuar se i urren të gjitha
format e dhunës, jo vetëm atë
fizike. Kjo, sepse, sipas tij, ai
është rritur me një frymë të tillë.
Dritani i është përgjigjur se,
sidoqoftë, ai duhet të merrte parasysh
edhe moshën e saj të re.
"Pavlini, çun fshati
nga qyteti"!
Dritani dhe Qetësori kanë
diskutuar edhe për Pavlinin:
"Çudi si nuk është zgjuar akoma!
Është edhe çun fshati!" - ka
thënë Dritani. - "Çun fshati nga
qyteti!" - ia ka thyer Qetësori.
"Pavlini mundohet
të bëjë show!"
Pavlini ka qenë në dhomën e
vajzave dhe ka bërë shaka e ka
shkëmbyer batuta, sidomos me
Republikën.
Agoni dhe Lirita kanë diskutuar
me banorët e tjerë për
"show"-n, siç e kanë cilësuar
ata, të Pavlinit në dhomën e vajzave.
"Pavlushi me rrobëdishan,
çfarë i ka punuar Bikes...! - ka
komentuar Agoni. Dhe Bika që i
thoshte: Do të ikësh ti, apo jo?"
Lirita, nga ana e saj, ka treguar se
kanë qeshur me lot me Pavlinin
që nuk ikte dhe reagimet e Bikes.
Ndërsa Pavlini e ka përcaktuar si
"event special".
Aida: E torturuam
Pavlinin!
Diskutimi mbi turnet për t‘u
kujdesur për Sonjën dhe Tean,
2 lopët e provës së javës dhe
çiftet përkatëse, është hapur
sërish mes banorëve të shtëpisë
së "Big Brother". Ndarja që
bën Qetësori, për disa është
e drejtë, për disa jo. Ajo që ka
ngulur më shumë këmbë e që
ka evidentuar më shumë keqmenaxhimin
e banorëve nëpër
turne, ka qenë Aida. Sipas saj,
nuk është e drejtë që Pavlini të
bëjë edhe mjeljen në turnin e
dikujt edhe turnin e tij më pas.
"Pavlini është kryesori në mjelje,
ka thënë ajo, -duhet vënë në
turnin që i takon mjelja!" Ajo
ka vazhduar duke thënë se ai
po lodhet më shumë se ç‘duhet
dhe s‘ka pse, kur ka një zgjidhje
më të mirë.
Aida rrëfen për babanë e saj
Mes bisedash ku herë përzihej Zhuljeta dhe herë
Arjoni, Aida është bërë pre e kujtimeve dhe ka
treguar për lidhjen e jashtëzakonshme që ajo ka
pasur me babanë e saj, i cili nuk jeton më.
Ka qenë vetëm 1 vjeçe kur ajo ka hedhur hapat e parë
dhe kujton me shumë siguri se rrugën e ka marrë drejt
babait të saj, i cili që nga ajo kohë i hapi asaj një ditar, ku
do të shënonte ngjarjet më mbresëlënëse të jetës. Ndryshe
nga e motra, që ishte e lidhur me nënën, Aida ka pasur
dobësi të atin dhe kjo marrëdhënie ka qenë e dyanshme.
Më pas vajza e lindur në Burrel ka treguar për momentin
tragjik të humbjes së të atit, kur ai u largua nga jeta vetëm
një vit pasi iu diagnostikua sëmundja e pashërueshme.
Aida në atë kohë ishte vetëm 17 vjeçe dhe menjëherë
pas ikjes nga jeta të babait, vendosi që të mos vazhdojë të
qëndrojë në shtëpinë e prindërve, por të banojë e vetme
në një apartament më të vogël. Largimi i babait të saj nga
jeta nuk ishte e lehtë për fëmijët e tij dhe gruan me të
cilën jetonte pas vdekjes së nënës së Aidës, madje atyre
u është dashur që disa nga apartamentet që u kishte lënë
i ati t‘i shisnin.
Ndryshe nga historitë e ngjashme familjare në Shqipëri,
Aida rrëfen se me gruan e dytë të babait ka pasur një
marrëdhënie shumë të mirë dhe sot e kujton me respekt.
Ju tregoj për veten
Kam lindur si dëshirë dhe nevojshmëri e prindërve të
mi për të pasur një djalë. Si përfundim linda unë, kjo
i zhgënjeu pak. Në fakt babai më quante çuni i vogël.
Familja ime ka qenë kundër abortit dhe ne jemi rritur me
këtë frymë. Kam jetuar në Burrel, më pas, për arsye pune
të tim eti, u transferuam në Lushnjë. Në atë kohë patëm
fatkeqësinë e mamit, kështu që im atë mendoi se më e mira
për mua ishte të shkoja në Itali dhe në sajë të punës së babit
dhe lidhjeve të tij atje, vajta. U ktheva në Shqipëri bashkë
me dadon, pa i thënë askujt. Nuk dija as shtëpinë, por për
fat takova shoqen time të ngushtë dhe ajo më ndihmoi ta
gjeja. Që atëherë nuk ika më atje. Këto ekstremizma kanë
qenë shumë herë prezente në jetën time. Të mesmen kam
kryer Ekonomiken dhe doja të vazhdoja për Ekonomi Politike,
por vitin që do të studioja unë u mbyll si degë. Tani
vazhdoj të lartën për Ekonomi-Financë.
Kam punuar edhe jashtë profesionit tim dhe puna më
e bukur ka qenë organizimi i eventeve, dasmave, ditëlindjeve,
apo përurim baresh. Tani punoj si ekonomiste në
një firmë ndërtimi.
Astriti komenton banorët e rinj
Republika: Që në momentin e parë m‘u duk vajzë
e fortë dhe vazhdoj ta ruaj këtë përshtypje. Po të bazohem
te mënyra e komunikimit, më duket e ashpër,
ose më mirë të them e vështirë. Ka edhe momente
lirshmërie, por janë shumë të rralla. Biken nuk mund
ta parashikoj si fituese.
Adelajda: M‘u duk një gocë simpatike, tërheqëse,
që do u pëlqejë njerëzve në shtëpi. Por në komunikim
shpeshherë më duket e ashpër, përveç rasteve kur do
ajo që të jetë e butë. Mundohet të ngjajë e lirshme,
por nuk është plotësisht. Do qëndrojë ca kohë në
shtëpinë e "Big Brother", por nuk e parashikoj fituese.
Zhuljeta: Në fillim më dha përshtypjen e një vajze të
qetë. Javën e parë ishte aktive dhe filloi të miqësohej
me të gjithë, por më duket sikur shpeshherë mundohet
të imponojë mendimin e saj. Mendoj se Zhuljeta
nuk e ka treguar veten plotësisht. Është pak herët për
të folur, por nuk më duket fituese.
Aida: Më la menjëherë përshtypjen e vajzës dinamike
dhe komunikuese e mirë. Di të komunikojë me
banorët dhe mundohet të jetë miqësore. Mendoj se
Aida është një nga banorët më të lirshëm në shtëpi.
Ajo është një konkurrente që ndihet, por fituese nuk
më duket.
Lirita: Të them të drejtën nuk e kam fiksuar që natën
e parë, por më pas më është dukur vajzë shumë e
mirë. Kjo ide më vjen duke u përforcuar. Sipas meje
është e sinqertë dhe ka një komunikim miqësor me
të gjithë banorët. Mendoj që e përfaqëson shumë
mirë veten dhe Kosovën. Është e lirshme dhe do të
bëhet edhe më shumë me kalimin e ditëve. Lirita do
të jetë në finale.
Mimoza: Vajzë e bukur nga Kosova. Mimozën e
shikoj të bëjë biseda interesante dhe shpeshherë
ngatërrohet. Në fakt s‘më duket shumë e lirshme në
debatet që bën. Është një aktore e keqe. Se besoj se
do të jetë fituese.
Ardiani: Mendova se do të tentonte të ishte "kryefamiljari"
në shtëpi. Më duket se po e ruan komunikimin
e gjallë për më vonë. Adi nuk më duket fort i
qartë, kjo sepse nuk është i lirshëm aq sa duhet, ose ka
zgjedhur të jetë i tillë për momentin. Duke mos qenë
i qartë si personazh, është herët për ta thënë nëse do
të jetë një nga pretendentët e fortë.
Pavlini: Përshtypja e parë është se kemi përballë një
djalë të thjeshtë. Mundohet të komunikojë, por më
tepër rri dhe dëgjon të tjerët. Më duket ende nën presionin
e kamerave dhe kjo e pengon të jetë i lirshëm.
Shumë shpejt për ta parë si fitues.
Dritani: Djalë korrekt, strikt, por edhe pak diplomat.
Është i komunikueshëm dhe miqësor. Flet pak dhe
saktë, madje është i drejtpërdrejtë. Them se ka përqindje
të lartë të sjelljes si në jetën e përditshme.
E shikoj si një nga pretendentët kryesorë për të fituar.
Agoni: Në fillim mendova se do të ishte një konkurrent
i fortë. Në debat e sipër kalon në tipin e tij, në
tipin që ai thotë se përfaqëson, një njeri të lirë dhe
pa komplekse, por krejtësisht pa komplekse ama.
Megjithatë është i lirshëm, në fillim e kam parë si
fitues të mundshëm, tani...
Bjordi: Djaloshi nga Durrësi që në fillim m‘u duk një
tip shumë simpatik. E shikoj si një djalë të ndjeshëm,
sidomos kur preken vajzat. Me të vërtetë më duket
djalë shumë i mirë, i shoqërueshëm dhe mjaft pozitiv.
Bjordi është mjaft i lirshëm dhe është vetvetja, më
shumë se banorët e tjerë. E shikoj si fitues.
Arjoni: Më duket ambicioz. Është nga ata tipa që i
sulmon drejtpërdrejt. Mendoj se e ka filluar lojën që
tani dhe këtë gjë ua ka bërë të qartë edhe shikuesve.
Do të jetë një nga finalistët.
Qetësori: Familjar, tip i shkathët, njeri i komunikueshëm,
mundohet t‘i bëjë njerëzit për vete, duke
zgjedhur një strategji që është e konsumuar. Është
i lirshëm, por edhe aktron shumë mirë. Do të më
pëlqente ta shikoja finalist, por me një strategji të
ndryshuar.
Big Brother "On Air"
Indri Topi
(drejtor artistik)
1-Për opinionin tim personal
nuk më duket se audienca është
në ngritje e sipër, madje krahasuar
me suksesin e padiskutueshëm të
edicionit të parë, kam përshtypjen
se po pakësohet.
Ndoshta kësaj radhe vetë banorët
janë shumë të sforcuar për të qenë
pjesë e vërtetë e vëmendjes së këtij
"reality show".
Kam mendimin se ky lloj spektakli do pak kohë që të arrijë
dhe të bëhet pjesë e rëndësishme në kohën televizive të publikut.
Por, sigurisht, që audienca mbetet e konsiderueshme, pasi
njerëzit sa po vijnë dhe po bëhen më shumë të ndjeshëm ndaj
gjithçkaje që ka të bëjë me spektaklin dhe televizionin në përgjithësi.
2-Interesante do të ishte një "reality" radiofonik, por jo i njëllojtë
me formatin e "Big Brother", sepse kam përshtypjen se do të
ishte shumë e lodhshme. Mendoj se do të ishte më mirë që kjo
radio "reality" të kishte natyrën e një "talk show".
Të paktën do të kishte debate për një temë dhe jo një mori
zhurmash apo zërash… ndoshta edhe të papërshtatshme.
3-Mendoj se të jesh fitues i një "reality" do të thotë shumë,
pasi ke marrë pëlqimin e një mase të madhe njerëzish për atë që
ke përfaqësuar me sjelljen tënde në lojën "Big Brother".
Ideja është që në një lojë të synosh fitoren, por edhe të jesh
në drejtimin e një spektakli të këtyre përmasave ka peshën e vet
të konsiderueshme. Sepse, drejtuesi përcjell dhe përfaqëson
publikun te lojtaret dhe, nga ana tjetër, konkurrentët ia paraqet
sa më transparentë publikut. Me pak fjalë bëhesh administratori
i dukshëm i brendësisë së lojës… më duket pozitë e lezetshme…
pse jo, ia vlen.
Xhoi Bega
1-Ka disa faktorë. E para, mendoj
se ka njerëz që ndihen shumë bosh
në jetën e tyre dhe të vetmin argëtim
kanë që të merren me jetën e tjetrit,
aq më tepër kur kjo jepet 24 orë live,
duke parë çdo aspekt dhe sjellje të
disa njerëzve të panjohur dhe duke
i shndërruar ata më vonë në "idhuj",
sepse vetëm kanë larë e shpëlarë,
kanë kërcyer dhe janë zënë, kanë
biseduar e gatuar dhe kanë folur prapa krahëve. E gjitha kjo mua
më duket e çuditshme.
E dyta, njerëzve u pëlqen të vëzhgojnë, gjykojnë dhe të bëhen
të rëndësishëm duke votuar ose jo.
E treta, qeniet njerëzore, kuptohet jo të gjitha, i karakterizon
një shpirt i marrjes dhe dhënies së thashethemeve pafund. Dua
të citoj artistin gjigant amerikan Andy Warhol, i cili gjatë viteve
‘70 tha: "Një ditë shumë të afërt çdo njeri do të bëhet i famshëm
për 15 minuta, edhe pa pasur ndonjë talent".
2-Kjo do të ishte shumë interesante. Por, kam përshtypjen që
nuk do të funksiononte për vetë faktin se publiku do pak "show"
dhe figurë, sesa të rrijë të imagjinojë fytyra dhe veprime. Do të
ishte e vështirë për konkurrentët të përgjoheshin nga mikrofonat,
sepse t‘u tregosh dhe zbulosh të tjerëve se kush je, duhet forca
dhe pesha e "fjalës".
3-Asnjëra dhe as tjetra. Duke njohur veten time, do të thosha
që jam e prirur drejt programeve që kanë brenda tyre njerëz
me vlera të jashtëzakonshme dhe kontribute që kanë dhënë në
fusha të ndryshme nëpërmjet talentit, nivelit të inteligjencës
dhe mendimeve "të thella", që mua
arrijnë të më magjepsin dhe disa prej
tyre ia vlen të merren shembull. Një
rast i tillë është programi "Deja Vu"
në "Top Channel".
Anjeza Shabani
1-Kjo është provuar me telenovelat
që vazhdimisht kanë pasur
një audiencë të madhe, pavarësisht
përmbajtjes. "Big Brother" është si
një "telenovelë reale" dhe ne si popull
kemi qenë gjithnjë kureshtarë
për jetën e të tjerëve. Jo më kot shprehja e popullit thotë: "Ne
plakemi me hallet e të tjerëve".
2-E shoh si diçka shumë të parealizueshme.
Përveç personave që dinë gjuhën e shenjave, edhe të tjerët
do ta gjenin mënyrën për t‘u shprehur pa e marrë vesh askush.
Në spektakle të tilla, pjesa më pikante janë "skandalet" dhe
ato janë më të plota kur shoqërohen me pamje.
Në një "reality" radiofonik, skandalet mund të realizohen
vetëm me "gjuhën e trupit" dhe publiku mund të mos i kuptojë.
3-Që të arrish te fitorja, në fillim duhet të ambientohesh me
idenë që nuk ke më jetë private. Nuk besoj se do të pranoja të
izolohesha me njerëz që nuk i njoh dhe që mund të kthehen në
një bezdi të madhe, apo të jenë stereotipi i gabuar për shoqërinë
time. Roli i prezantueses nuk është më pak i vështirë, por në fund
të fundit është një sprovë e madhe për dikë që e ka të shtrenjtë
karrierën. Do ia vlente gjithsesi.
Dori DJ
1-"Big Brother" është një spektakël
me përmasa ndërkombëtare dhe
i ndjekur edhe në vende të zhvilluara
mediatikisht.
Falë "Top Medias", edhe Shqipëria
është bërë pjesë e këtij realiteti. Në
këtë lloj formati secili nga ne gjen
pak nga vetja. Brenda shtëpisë ndodhin
situata që të bëjnë të mendosh se si mund t‘i përjetonim
ne vetë, pasi duke qenë spektatorë, mund të arsyetojmë dhe të
veprojmë ndryshe dhe me më shumë gjakftohtësi në krahasim
nga vetë banorët, të cilët ndoshta jetojnë në një trysni dhe presion
shumë të madh, pasi ndiqen nga miliona shqiptarë.
2-Duke qenë se merrem me këtë punë, mendoj se audio është
po aq e rëndësishme sa edhe video dhe një spektakël i përmasave
të tilla do të ishte interesant të realizohej në radio.
Audio pa figurën nuk mund ta sjellë të plotë emocionin, por edhe
video pa audion nuk mund të transmetojë gjithësinë e saj që ndodh.
3-S‘do të ishte keq të isha fitues i "Big Brother" se 70 mijë euro
nuk i prishin punë askujt.
Por mendoj se popullariteti që një individ mund të marrë në
një "reality show", nuk mund të krahasohej me popullaritetin
e një individi si në rastin tim, që jam i pranishëm në shtëpitë
e shqiptarëve nëpërmjet "Top Albania Radio"-s. Prezantuesit e
spektaklit janë miq me të cilët ndajmë eksperienca të shkëlqyera
në "Top Media".
Elona Duro
1-"Big Brother" është një "reality
show" i suksesshëm në botë dhe
në Shqipëri ky format është pritur
mjaft mirë, po të shohim suksesin e
edicionit të parë dhe vazhdimësisë
në të dytin.
"Big Brother" shpalos një jetë
të izoluar nga bota e jashtme dhe
zënkat, dashuritë, miqësitë e debatet
janë tema kurioze për publikun që i
ndjek nga ekrani.
Nga ana tjetër, duke qenë si popull shumë të dhënë pas telenovelave,
na intereson jeta e të tjerëve.
Jam e sigurt se për sa kohë ky format do të jetë në Shqipëri,
suksesi do të jetë i garantuar.
2-Asgjë nuk është e pamundur. Do të ishte shumë interesante.
Ky variant i ri i "Big Brother" radiofonik do të zgjonte një tjetër
jetë te njerëzit, të cilët vëzhgojnë, por këtë radhë do të dëgjojnë
me shumë vëmendje.
Them se do të ishte diçka misterioze, intriguese dhe gazmore.
Mendoj se një "reality show" radiofonik të jep mundësinë që
nëpërmjet zërave të konkurrentëve të krijosh një botë të këndshme
imagjinare.
3-Do të doja të isha pjesë e një "reality show" të tillë si konkurrent,
të fitoja çmimin e parë.
Njerëzit të më pëlqenin shumë dhe të gëzoja famën absolute
që të fal "Big Brother", e më pas të më besohej prezantimi i edicionit
të radhës.
Olti DJ
1-Suksesi në publik vjen, sepse
ky format "show" është i vetmi ku
karakteret e përzgjedhur të banorëve
që janë futur në atë shtëpi janë të
detyruar të përballen brenda kushteve
dhe situatave të përcaktuara.
Mendoj se kjo është një përpjekje e
vazhdueshme e konkurrentëve në
fjalë dhe për ata që e shohin nga
ekrani përbën zbavitje.
2-Radio "reality" mund të jetë
një mundësi, por nuk mendoj se do të kishte sukses, për shkak
se transmetimi i veprimeve, apo i ndodhive përmes zërit, lë të
hapur mundësinë e imagjinatës dhe kjo do të largonte dëgjuesin
nga realiteti i ngjarjeve që do të ndodhnin brenda shtëpisë së
kësaj radioje "reality".
3-Që t‘i përgjigjem kësaj pyetje i bie që unë të jem populli dhe
të vlerësoj njëherësh edhe veten. Në rolin e popullit them se më
mirë të jesh prezantues i "Big Brother". Po të flas nga roli personal
mendoj se më mirë të marr ato 70 mijë euro dhe popullaritetin
që ofron kjo mundësi. Prezantuesit shkojnë e vijnë, eurot jo edhe
aq shpesh.
Iva Korumi
1-Mendoj se "Big Brother" mbledh
shumë shikues para ekranit, sepse ne
njohim veten nëpërmjet një introspektive
që na përcjellin protagonistët e këtij
"reality show". Mënyra se si ata mendojnë
rreth fenomeneve të ndryshme
shoqërore e rrit ndjeshëm reflektimin
rreth qenies njerëzore. Sjellja dhe kultura
e tyre pasqyron realitetin ku jetojmë.
Kureshtjen e publikut ndaj "Big Brother"
e shikoj të madhe, pasi ky spektakël është një lojë eksperimentale, që
detyron individë të ndryshëm të përballen me njëri-tjetrin në shumë
drejtime.
2-Sa i përket idesë së një "reality" radioje mendoj se zakonisht të
tilla ngjarje duhet të shoqërohen nga pamjet vizive, sepse rritet niveli
i kuriozitetit.
3-Edhe pse punoj në media, nuk më pëlqen që jeta ime të kthehet
kaq shumë publike dhe të tjerët të mësojnë shumë për mua. E shoh
veten shumë bukur në prezantimin e spektakleve të tilla, ku primare
është aftësia për të analizuar ngjarjet.
Jonida Aliçkolli
1-Mendoj se ky lloj formati televiziv
krijon kureshtje... Si fillim të tërheq
natyra e tipave që janë përzgjedhur, cili
është më intriganti, a do të lindi ndonjë
histori dashurie etj., etj. Për t‘u dhënë
përgjigje këtyre pyetjeve njerëzit fillojnë
ta ndjekin, madje shumë prej tyre gjejnë
edhe veten te personazhet, duke krijuar
simpatitë dhe antipatitë e tyre. E them
duke u nisur nga edicioni i kaluar, por
edhe nga ky aktuali, se në çdo vend bisedohet për "Vëllain e Madh".
Madje, edhe ata që nuk e ndjekin rregullisht e dinë të paktën se cilët
janë personazhet.
2-Kam përshtypjen se nuk do të ishte i mundur versioni radiofonik
i "Big Brother". Arsyeja kryesore është se publiku do të shohë... madje
edhe ato gjëra që s‘shihen...
3-Unë e pata mundësinë ta provoja këtë eksperiencë... Fituese nuk
isha, por dola e fituar. Falë "Big Brother" fitova kontratën e punës në
"Top Albania Radio". Kështu që do të doja të isha pjesëmarrëse, fituese
dhe prezantuese në "Top Radio".
Denada Dajlani
1-Sepse është i dukshëm interesi për
të mësuar diçka më shumë rreth jetës së
njerëzve të tjerë. Nga ana tjetër, mund
të ndodhë të vendosësh në mënyrë
imagjinare veten tënde në një ambient
dhe në situata të tilla, për të provuar se
si do të reagoje.
2-"Reality" radio do të ishte një version
interesant. Besoj edhe intrigues,
sepse ti nuk i njeh, nuk i ke parë dhe nuk
i sheh asnjëherë personazhet. Mund të
ishte kurioze, sepse besoj se ata do të ishin shumë më tepër të fokusuar
te bisedat dhe për të nxjerrë në pah një pjesë të mirë të personalitetit të
tyre, sesa për t‘u kujdesur për imazhin estetik, aq shumë të dukshëm
dhe të komentuar në televizion.
3-Mmm… ndoshta fituese e "Big Brother". Mijëra euro të fituara,
sigurisht që janë të rëndësishme... Ky "reality show" është një mënyrë
e mirë për t‘u afirmuar shumë më tepër në televizion, në fushën që
t‘i zgjedh më pas, duke pasur edhe vulën e suksesit nga "Big Brother".
Rudina Demneri
(Paloma)
1-Ka shumë arsye, megjithatë mendoj
se kryesoret janë karakteret e personazheve.
Gjithkush gjen diçka nga vetja
në personazhin e tij të preferuar dhe për
pasojë përpiqet të kuptojë sa dhe si është
në gjendje ky personazh t‘u rezistojë
sfidave të konkurrimit me të tjerët. Për
më tepër, nuk duhet të harrojmë që "Big
Brother" ka një organizim mjaft profesional.
Në çdo detaj të këtij programi
mjeti justifikon qëllimin, prandaj ai vjen si një "reality show" shumë
i dashur për njerëzit.
2-Nuk e di nëse është testuar ndonjëherë një gjë e tillë, megjithatë
po të ishte një mënyrë produktive, me siguri do të ishte realizuar.
3-Mendoj se njeriun e udhëheq pasioni dhe interesat e tij. Sigurisht
që po të pyesësh personazhet e "Big Brother", apo konkurrentët që
paraqitën një aplikim për të marrë pjesë në këtë "reality show", jam e
bindur që ata do të preferonin më mirë të ishin fitues. Ky sigurisht nuk
është rasti im. Prezantuesi për mua është fizionomia e një programi,
prandaj nëse ndonjëherë "Big Brother" do të vendosë të rishikojë
fizionominë e vet, patjetër që do të dëshiroja ta prezantoja atë.