E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet kufoma e një të vrari në lumin Mat

Një kufomë e seksit mashkull, ende e paidentifikuar u gjet në ujërat e Lumit Mat në afërsi të Milotit. Sipas burimeve në vendngjarje, viktima u gjet në vendin e quajtur "Ura e Zogut", ishte qëlluar me katër plumba në trup. Pas marrjes së informacionit të parë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilat kanë bërë kqyrjen e zonës me synim gjetjen e provave materiale, për dokumentimin e ngjarjes. Sipas burimeve zyrtare, trupi i pajetë do t'i nënshtrohet autopsisë, ndërkohë që po punohet për identifikimin e tij. Ende nuk është e qartë dinamika e ngjarjes, por sipas hetimeve të para duket se kemi të bëjmë me një vrasje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›