"Ushtari i fundit do lerë Irakun në 2011-ën"
Presidenti amerikan, Barak
Obama, ka njoftuar dje se
trupat amerikane nga Iraku
do të tërhiqen më 31 gusht të
vitit të ardhshëm, por jo të gjithë
ushtarët do të kthehen në shtëpi.
Ndërsa shumica do të ketë fatin
të shkojë pranë familjeve, pas do
të mbeten edhe 50 mijë trupa të
tjerë, qëndrimi i të cilëve do të
zgjasë edhe një vit më shumë.
Axhenda 19-mujore shënon një
hap historik shkëputjeje nga
politika e deritanishme e një lufte
që i ka kushtuar jashtëzakonisht
shumë Amerikës në të gjitha
drejtimet, një lufte që përcaktoi
presidencën e Bushit. Lufta
ishte një sakatosje e buxhetit
dhe e thesarit, por mbi të gjitha
kostoja e saj më e rëndë ishte ajo
njerëzore. Plot 4250 amerikanë
kanë humbur jetën gjatë viteve
të saj. Veç kësaj, u dëmtua shumë
edhe reputacioni i Shteteve të
Bashkuara të Amerikës në botë.
Vendimi i Obamës për të lënë
një pjesë të vogël të trupave
përtej 31 gushtit të vitit 2010 në
Irak është mirëpritur në Kongres
nga republikanët, përfshi edhe
ish-kandidatin presidencial,
MekKein, ndërkohë që disa demokratë
nuk ishin dakord me
numrin e trupave që do të qëndrojnë
për të çuar deri në fund
përpjekjen e stabilizimit të Irakut.
Njoftimi i djeshëm përbën edhe
përmbushjen e një prej premtimeve
më të mëdha të fushatës
elektorale të Obamës, fundin e
luftës në Irak dhe tërheqjen e
trupave amerikane nga ky vend.
Presidenti e njoftoi planin e tij të
detajuar në një bazë marinsash
në Karolinën e Veriut, prej së cilës
do të nisen në misionin e tyre në
Afganistan 17 mijë trupa të tjerë
amerikanë. Vizita e Obamës në
kampin e marinsave u bë në
fundin e një jave që u hap me
premtimin e Obamës për të
rimëkëmbur ekonominë e vendit,
për më shumë shpresë dhe për
reduktimin e defi citit buxhetor
në 1/2 gjatë viteve të presidencës
së tij. Për shumë amerikanë, konfl
ikti në Irak këta muajt e fundit
thuajse është anashkaluar për
shkak të vështirësive që u duhet
të përballojnë nga situata e rëndë
e krijuar prej krizës ekonomike
në vend dhe në mbarë botën.
E ndërsa vendimi i fundit për
Irakun i ka qetësuar disi republikanët,
që ishin mbështetësit
e luftës, Kryetarja demokrate e
Kongresit, Pelozi, në një intervistë
të saj të dhënë dje, deklaroi se
ishte shumë kurioze të dëgjonte
argumentin që e bëri Obamën
të lejonte qëndrimin e 50 mijë
trupave amerikane në Irak deri
në vitin 2011. Ndërsa Sekretari
amerikan i Mbrojtjes, Robert
Gejt, deklaroi se e rëndësishme
ishte që të gjitha trupat amerikane
do të ishin jashtë Irakut deri
në vitin 2011 dhe kjo në bazë të
një marrëveshjeje të negociuar
me qeverinë e Irakut. Me mbarimin
e luftës në Irak, Shtetet e
Bashkuara të Amerikës do të
përqendrohen më shumë në
strategjinë diplomatike të rajonit
për të inkurajuar liderët e Irakut
që të merren vesh mes tyre, duke
shmangur gjakderdhjet sektare,
të cilat kanë shkatërruar vendin
dhe kanë marrë jetën e mijëra
civilëve të pafajshëm. Shtetet e
Bashkuara sulmuan Irakun në
mars të vitit 2003, pas akuzave të
Bushit ndaj Sadam Huseinit për
fshehje të armëve të dëmtimit në
masë. Armë të tilla nuk u gjetën
kurrë dhe trupat amerikane u
përfshinë në një gjakderdhje të
madhe nga shpërthimi i dhunës
mes sekteve e grupeve të ndryshme
etnike në vend.
Obama, ka njoftuar dje se
trupat amerikane nga Iraku
do të tërhiqen më 31 gusht të
vitit të ardhshëm, por jo të gjithë
ushtarët do të kthehen në shtëpi.
Ndërsa shumica do të ketë fatin
të shkojë pranë familjeve, pas do
të mbeten edhe 50 mijë trupa të
tjerë, qëndrimi i të cilëve do të
zgjasë edhe një vit më shumë.
Axhenda 19-mujore shënon një
hap historik shkëputjeje nga
politika e deritanishme e një lufte
që i ka kushtuar jashtëzakonisht
shumë Amerikës në të gjitha
drejtimet, një lufte që përcaktoi
presidencën e Bushit. Lufta
ishte një sakatosje e buxhetit
dhe e thesarit, por mbi të gjitha
kostoja e saj më e rëndë ishte ajo
njerëzore. Plot 4250 amerikanë
kanë humbur jetën gjatë viteve
të saj. Veç kësaj, u dëmtua shumë
edhe reputacioni i Shteteve të
Bashkuara të Amerikës në botë.
Vendimi i Obamës për të lënë
një pjesë të vogël të trupave
përtej 31 gushtit të vitit 2010 në
Irak është mirëpritur në Kongres
nga republikanët, përfshi edhe
ish-kandidatin presidencial,
MekKein, ndërkohë që disa demokratë
nuk ishin dakord me
numrin e trupave që do të qëndrojnë
për të çuar deri në fund
përpjekjen e stabilizimit të Irakut.
Njoftimi i djeshëm përbën edhe
përmbushjen e një prej premtimeve
më të mëdha të fushatës
elektorale të Obamës, fundin e
luftës në Irak dhe tërheqjen e
trupave amerikane nga ky vend.
Presidenti e njoftoi planin e tij të
detajuar në një bazë marinsash
në Karolinën e Veriut, prej së cilës
do të nisen në misionin e tyre në
Afganistan 17 mijë trupa të tjerë
amerikanë. Vizita e Obamës në
kampin e marinsave u bë në
fundin e një jave që u hap me
premtimin e Obamës për të
rimëkëmbur ekonominë e vendit,
për më shumë shpresë dhe për
reduktimin e defi citit buxhetor
në 1/2 gjatë viteve të presidencës
së tij. Për shumë amerikanë, konfl
ikti në Irak këta muajt e fundit
thuajse është anashkaluar për
shkak të vështirësive që u duhet
të përballojnë nga situata e rëndë
e krijuar prej krizës ekonomike
në vend dhe në mbarë botën.
E ndërsa vendimi i fundit për
Irakun i ka qetësuar disi republikanët,
që ishin mbështetësit
e luftës, Kryetarja demokrate e
Kongresit, Pelozi, në një intervistë
të saj të dhënë dje, deklaroi se
ishte shumë kurioze të dëgjonte
argumentin që e bëri Obamën
të lejonte qëndrimin e 50 mijë
trupave amerikane në Irak deri
në vitin 2011. Ndërsa Sekretari
amerikan i Mbrojtjes, Robert
Gejt, deklaroi se e rëndësishme
ishte që të gjitha trupat amerikane
do të ishin jashtë Irakut deri
në vitin 2011 dhe kjo në bazë të
një marrëveshjeje të negociuar
me qeverinë e Irakut. Me mbarimin
e luftës në Irak, Shtetet e
Bashkuara të Amerikës do të
përqendrohen më shumë në
strategjinë diplomatike të rajonit
për të inkurajuar liderët e Irakut
që të merren vesh mes tyre, duke
shmangur gjakderdhjet sektare,
të cilat kanë shkatërruar vendin
dhe kanë marrë jetën e mijëra
civilëve të pafajshëm. Shtetet e
Bashkuara sulmuan Irakun në
mars të vitit 2003, pas akuzave të
Bushit ndaj Sadam Huseinit për
fshehje të armëve të dëmtimit në
masë. Armë të tilla nuk u gjetën
kurrë dhe trupat amerikane u
përfshinë në një gjakderdhje të
madhe nga shpërthimi i dhunës
mes sekteve e grupeve të ndryshme
etnike në vend.