Mbi 2 mijë gra denoncojnë dhunën në polici

Sot u përmbyll fushata 16 ditore kundër Dhunës ndaj Gruas dhe Dhunës në Familje.
Sipas ministrit Spiro Ksera, fushatat sensibilizuese të ndërmarra në të gjithë vendin kundër fenomentit të dhunës po japin rezultat, gjë që tregohet edhe nga të dhënat e fundit të policisë së shtetit.
“Të dhënat më të fundit statistikore nga drejtoritë e policive konfirmojnë se fushatat sensibilizuese kanë patur efekt pozitiv, pasi vërejmë se edhe në 11-mujorin e viti 2011 numri i denoncimeve është rritur, duke arritur në 2029 denoncime, nga 1998 denoncime të regjistruara një vit më parë. Po ashtu, gjeografia e denoncimeve ka përfshirë të 12 qarqet, madje nuk mungojnë edhe denoncimet nga zonat rurale, tregues ky i ndërgjegjësimit se dhuna nuk duhet toleruar, por denoncuar”, deklaroi Ministri i Punës.
Ai prezantoi edhe nismën e Ministrisë së Punës për përfshirjen e dhunës në familje në Kodin Penal, duke e parashikuar atë si vepër penale dhe duke forcuar sanksionet për dhunuesit. “Propozimet Ministria e Punës tashmë ia ka kaluar komisioneve përkatëse në Kuvend, të cilat aktualisht ndodhen në procesin e diskutimit të ndryshimeve në Kodin Penal”, deklaroi Ksera, i cili i bëri thirrje deputetëve të të gjitha krahëve të politikës t’i mbështesin këto ndryshime që synojnë ashpërsinë e ligjit ndaj dhunuesit, pasi ndryshimet në Kodin Penal kërkojnë votën e 3/5 të deputetëve të Kuvendi për t’u miratuar.
Ekspertja e Komitetit të KE për hartimin e Konventes, znj. Hilary Fisher, prezantoi Konventën e KE dhe parashikimet e saj për parandalimin e fenomenit dhe mbrojtjen e viktimës, ndërsa Zv/Ministret Zajmi dhe Kasmi prezantuan arritjet e këtyre institucioneve në hartimin dhe zbatimin e legjislacionit në këtë fushë.
Në emër të shoqërisë civile, znj. Aurela Anastasi, Drejtore e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare, u ndal në rolin e shoqërisë civile në luftën kundër dhunës në familje ndërsa Znj. Adelina Farrici - Kryetare e Bashkisë Burrel, solli eksperiencën e kësaj bashkie në ngritjen dhe funksionimin e Sistemit të Referimit të Rasteve të Dhunës në Familje në nivel vendor. /Start/
2011-12-09 14:08