Kroacia, anëtarja e 28-të e Bashkimit Evropian

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, mirëpriti traktatin “historik” të nënshkruar në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Ky hap erdhi pas shtatë vite negociatash torturuese. Mosmarrëveshjet territoriale me Slloveninë dhe kërkesat për arrestimin e të dyshuarve për krime lufte kanë shtyrë përpjekejt për anëtarësim.
Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç theksoi para liderëve të 27 vendeve të BE-së: “Sot Kroacia po hyn në Evropë, por ç’është më e rëndësishmja, Evropa po hyn në Kroaci”.
Serbia, me sa duket nuk ka gjasa të marrë statusin e vendit kandidat deri në muajin mars.
Sipas një komunikate të përgatitur për samitin, liderët e Bashkimit Evropian përgëzojnë Serbinë për reformat demokratike por i bëjnë thirrje të bëjë progres në marrëdhëniet me Kosovën./Start/F. Prroni/
2011-12-09 12:43