Çartet Reali, TV3 i krahason me kafshë!

Raportet mes Real Madridit dhe Barcelonës mund të jenë ndezur në masë më të madhe pas një publikimi që ka bërë televizioni katalunas TV3.
Televizioni i njohur spanjoll i afërt me skuadrën e Barcelonës ka postuar një video ku i krahason ndërhyrjet e lojtarëve të Realit me agresivitetin e kafshëve të egra.
Përmbledhja 2 minutëshe ka më shumë momente nga El Clasico ku paraqiten ndërhyrjet e ashpra të lojtarëve të Realit.
Mediat e lidhura me Realin menjëherë kanë reaguar për këtë video ndërsa pritet edhe qëndrimi zyrtar i skuadrës.