E Shtunë, 31 Tetor 2026

Callejon nuk e tha të vërtetën

Pas përfundimit të ndeshjes së parë gjysëmfinale të Kupës së Mbretit mes Real Madrid dhe Barcelonës (1-1), mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, u shpreh se Lionel Messi është një njeri shumë i qetë dhe modest dhe se nuk ka ofenduar asnjë nga Reali i Madridit. Sipas futbollistit madrilen Callejon, "Pleshti" ishte në parkingun e stadiumit "Santiago Bernabeu" dhe shau Arbeloan idiot dhe Karankën e quajti "kukull e Mourinhos".

"Kjo nuk është çështje për të thyer kodet e etikës ose të futbollit. Këtë situatë vetëm ata e panë. As unë dhe asnjë nga lojtarët e tjerë nuk vumë re diçka të tillë", u shpreh katalanasi.

Ndërkohë që lojtari u shpreh tepër i lumtur me faktin e rinovimit të kontratës nga ana e argjentinasit deri në vitin 2018.

Barcelona luan të shtunën ora 12:00 ndaj Getafes, por për mbrojtësin orari nuk përbën shqetësim./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›