Çashku:Policia u tregua e njëanshme

Rektori i Akademisë së Filmit dhe Multimedias "Marubi", Kujtim Çashku së bashku me disa studentë kanë lënë Komisariatin nr 4, në të cilin policia i kishte shoqëruar që prej orës 9.30. Rektori i Akademisë, Kujtim Çashku u shpreh se policia u treguar e njëanshme, pasi ardhi pa asnjë akt ligjor. "Policia u paraqit në Akademi pa asnjë akt ligjor dhe u ndërhy pa asnjë lloj legjislacioni dhe u përdor forcë. Në vijim,ne si Akademi do të njekim çështjen në bazë të akteve ligjore. Bashkë me avokatin po shohim si do procedojmë në bazë ligjeve në fuqi', u shpreh Çashku. Sipas rektorit të Akademisë, policia u tregua e njëanshme. "Fakti që u mora unë dhe studentët, tregon se policia u tregua e njëanshme", theksoi ai. Çashku bëri thirrje për çtensionuar situatatat."Nëse njëra palë ka një akuzë t'i drejtohet organeve gjyqësore",shtoi ai.Sipas rektorit, çdo ndërhyrje e njëashme ngre pikëpyejte për konceptin ndaj demokracisë. Rektori i "Marubi"-t deklaroi se ndaj tij dhe studentëve nuk është ushtruar dhunë në komisariat. "Nuk është ushtruar asnjë lloj dhune mbi mua apo studentët në komisariatin 4, janë kryer procedurat me emrat dhe të dhënat tona. Janë bërë deklarimet përkatëse se çfarë ka ndodhur", sqaroi ai. Sipas Çashkut "Akti brutal ka ndodhur para ekspertëve të Avokatit të Popullit. Policia të ruajë rendin dhe jo të nxisë konfliktin mes palëve duke u bërë e njëanshme", përfundoi Çashku.
Policia e shtetit shoqëroi në Komisariatin 4 të kryeqytetit Rektorin e akademisë "Marubi" Kujtim Çashku dhe studentët Eol Çashku, Bashkim Rodomi, Sabir Kanaqi dhe Rojal Delezi.