Basha:Aplikimi për në BE para qershorit

Shqipëria do të aplikojë për statusin e vendit kanditat në BE brenda presidencës çeke. Deklarata është dhënë nga vetë ministri i Jashtëm, Lulzim Basha në një takim me Trojkën Evropiane në Bruksel.Aplikimi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptarë janë dy prioritetet kryesore të Shqipërisë në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në, theksoi Ministri Basha në fillim të takimit me Trojkën Evropiane. Zhvillimet e brendshme në Shqipëri, reforma zgjedhore, përgatitjet për zgjedhjet e 28 qershorit, çështje që lidhen me MSA-në dhe hyrjen e saj së shpejti në fuqi, përgatitja e të gjithë infrastrukturës së nevojshme për kalimin në një fazë të re të bashkëpunimit me BE-në dhe zhvillimet rajonale e roli i Shqipërisë në rajon, ishin temat për të cilat u shkëmbyen informacione nga të dy palët dhe për të cilat u ra dakord të vijojë bashkëpunimi i ngushtë në të ardhmen.Trojka e BE-së përbëhej nga Ministrat e Punëve të Jashtme të Presidencës aktuale dhe asaj të ardhshme, respektivisht, ministri çek Karl Schëarcenberg dhe ai suedez Carl Bildt, si dhe Pierre Mirel, Drejtor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Rober Kuper, Drejtor i Përgjithshëm për Zgjerimin në Sekretariatin e Këshillit Evropian. Delegacioni shqiptar kryesohej nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha.