Çaushaj: Të gjitha masat për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotikëve
TIRANË - Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Bernard Çaushaj, organizoi në Komunën Zall – Bastar, një takim me Kryetarin e kësaj komune, ku u përcaktuan hapat e zbatimit të Planit të Veprimit të miratuar nga Ministri i Brendshëm , “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, të kultivimit të bimëve narkotike gjatë vitit 2013”.
Në këtë takim morën pjesë, Përfaqësues nga Policia e Kryeqytetit, Kryetarë të Organeve të Qeverisjes vendore si dhe kryepleq të komunave përreth.
Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Bernard Çaushaj, theksoj se, gjatë vitit 2013, Policia e Tiranës do të marrë të gjitha masat për organizimin e shërbimeve policore në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.
Shtabi i Luftës Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike në Qarkun e Tiranës, do të zhvillojë analiza të herëpashershme, ku do të bëhet vlerësimi i informacioneve, evidentimi i problemeve dhe do të merren masa për eliminimin e tyre.
Në aktivitetet parandaluese do të përfshihet njohja dhe vendosja e pikave të bashkëpunimit mes policisë dhe organeve të qeverisjes vendore të angazhuar në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, si dhe do të zhvillohen aktivitete sensibilizuese për publikun.
Ndërkohë, në aktivitetet operacionale janë parashikuar, masat për kontrollin e territorit, masa për organizimin e operacioneve policore për parandalimin, identifikimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre.
Ndërsa në aktivitete të tjera përmenden , planifikim i detyrave shtesë në kuadër të Planit të Veprimit të Ministrit të Brendshëm dhe Planit të Masave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, për ndëshkim të rreptë disiplinor dhe deri në ndjekje penale për personat përgjegjës për moszbatim dhe mosmarrje detyrimesh në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Nga strukturat e hetimit të krimeve do të aktivizohen të gjitha burimet e informacionit, me qëllim mbledhjen e informacioneve për njohjen e gjendjes së kultivimit të bimëve narkotike në Qarkun e Tiranës, informacione të cilat do të vlerësohen maksimalisht nga ana e këtyre strukturave.
(ata/BalkanWeb)