E Diel, 1 Nëntor 2026

Çaushaj në Farkë: Nga 2011-ta në Tiranë asnjë rast kultivimi të bimëve narkotike

TIRANË - Në vijim të mbledhjes së zhvilluar në datë 17.04.2013 nga Shtabi i Luftës Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike në Qarkun e Tiranës, si dhe Grafikut “Mbi takimet që do të zhvillohen në bazë Komisariati-Bashkie-Komune-Fshati për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike», të miratuar nga Prefekti i Qarkut të Tiranës, Kreu i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj zhvilloi një takim në Komunën e Farkës mbi parandalimin e luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

“Duke analizuar situatën kriminale në këtë fushë, tha Çaushaj, vlerësojmë përpjekjet dhe luftën e deritanishme të strukturave të policisë, natyrisht edhe ndihmesën tuaj të çmuar për parandalimin, zbulimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike, dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.”

“Me gjithë klimën dhe territorin shumë të përshtatshëm për mbjelljen dhe kultivimin e bimës narkotike “Cannabis Sattiva”, vijoi ai, Qarku i Tiranës nuk njihet si problematikë. Në Komunat që mbulon Komisariati i Policisë nr.1 Tiranë gjatë vitit 2012 por dhe gjatë vitit 2011 nuk është evidentuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike “Cannabis Sattiva”, - nënvizoi Kreu i Policisë së Kryeqytetit, ashtu siç mund të theksojmë se edhe përgjatë këtij viti nuk disponohet asnjë informacion në drejtim të kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sattiva.

“Shtabi i Luftës Kundër Kultivimit te Bimëve Narkotike në Qarkun e Tiranës, do të zhvilloje analiza të herëpashershme, ku do të bëhet vlerësimi i informacioneve, evidentimi i problemeve dhe do të merren masa për eliminimin e tyre.”, theksoi Çaushaj. 

Kreu i uniformave blu të Tiranës në fund të fjalës së tij nënvizoi bindjen se gjatë vitit 2013, do të vijoi të forcohet edhe më tej bashkëpunimi ndërmjet Policisë, Institucioneve, Komunitetit, Medias, Shkollave etj, dhe për rrjedhoje do të kemi një forcë parandaluese dhe goditëse të rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, duke synuar numrin më minimal të rasteve të evidentimit të tyre, krahasuar me vitet e tjera", tha Bernard Çaushaj, Kreu i Policisë së Tiranës.

(ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›