KQZ miraton kërkesën e PR, Gjoncaj kundër, Lleshi: Nuk ke argument ligjor
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me vetëm katër anëtarë, nisi të martën mbledhjen e radhës për shqyrtimin e disa projektvendimeve.
Në fillim të mbledhjes, përfaqësuesi i PS-së në KQZ-së, Genci Gjonçaj kërkoi heqjen nga rendi i ditës të kërkesës së Partisë Republikane për caktimin e saj si forca që ka të drejtë të paraqesë propozime për anëtar të KZAZ-ve, KQV-ve në rang vendi dhe të marrë pjesë në shortin për propozimin e anëtarit të GNV-ve.
Gjonçaj kërkoi që shqyrtimi i kësaj kërkese të bëhet pas regjistrimit të koalicioneve zgjedhore, që është dita e nesërme. Por, kjo kërkesë e tij nuk u pranua nga kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi, e cila tha se kjo çështje nuk ka lidhje me regjistrimin e koalicioneve.
"Heqja e një çështje nga rendi i ditës bëhet vetëm në ato raste kur kemi probleme me materialet, por në kërkesën e PS-së nuk ka shkak ligjor për ta hequr nga rendi i ditës", tha kryetarja e KQZ-së.
Pas debateve kërkesa e PR-së u miratua. Tashmë Partia Republikane do të ketë anëtarë në KZAZ, KQV dhe grupet e numërimit.
Më pas KQZ vijoi mbledhjen me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës, ku fillimisht rrëzoi pr/vendimin "Për regjistrimin e Komitetit Nismëtar, i cili do të organizojë punën për paraqitjen e z.Sazan Guri si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Tiranë, për zgjedhjet e 23 qershorit".
Pr/vendimi u rrëzua pasi kërkesa për kandidimin e z. Guri në Tiranë, nuk i plotëson kriteret e parashikuara në kodin zgjedhor.
KQZ shtyn afatin e regjistrimit të koalicioneve, emrat e deputetëve më 6 maj
Shtyrja e afatit për regjistrimin e koalicioneve më 24 prill shtyn automatikisht edhe afatin për depozitimin e emrave të kandidatëve për deputetë nga partitë politike. Sipas përllogaritjeve, 50 ditë nga data e zgjedhjeve është e shtuna e 4 majit.
Por, sipas Kodit Civil dhe Kodit Zgjedhor, në rastet e ditëve të pushimit zyrtar, ky afat shtyhet për të hënën 6 majit. Deri në këtë datë, partitë do të kenë mundësi të vendosin për emrat në 12 qarqet e vendit, shkruan sot Panorama.
“Partia politike, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve”, thuhet në pikën e parë të nenit 67 të Kodit Zgjedhor.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Koalicionet, AK: Duam tre deputetë në listat e PS. FRD: Të vetëm