Vrasja e kryekomisarit Tahiraj, shoferi i tij refuzon të dëshmojë në gjyq
Tiranë- Ish-shoferi i kryekomisarit Adem Tahiraj Fatmir Hoxha nuk ka pranuar të dëshmojë përpara trupës gjykuese të Krumeve të Rënda me pretendimin se ai është vetë i pandehur.
Në cilësinë e një dëshmitari të thirrur për të treguar atë çka pa nga afër pasditen e në Sukth, Hoxha ka qendruar vetëm për disa minuta në sallën e gjyqit, duke mos pranuar ballafaqimin mes tij dhe të akuzuarit për këtë vrasje, Ilir Xhakjes.
Por prokurori i çështjes, Eugen Beci i kërkoi gjykatës që të lexohen thëniet e dëshmitarit gjatë hetimeve paraprake.
Nga thëniet e tij Fatmir Hoxhes, dëshmitarit okular dhe i akuzuar për mos veprim për të penguar vrasjen e shefit të tij, në sallë u dëgjua se si u vra kryekomisari Tahiraj.
Prokurori citoi: Ndalimi i mjetit të nipit të Xhakjes ishte bërë në mënyrë rastësore dhe pikërisht atëherë kur ishte vendosur që mjeti të shoqërohej në komisariat aty kishte mbërritur një tjeter person me makinë luksoze dhe i veshur sportiv, që kishte pyetur se kush ishin ata.
I nipi, Ledio Ksanaj i ishte përgjigjur te mos bëhej merak pasi ishte thjesht punë dokumentash.
Hoxha në deklarimin e tij, shpjegon se pyetjes se kryekomisarit, “po ti kush je?”, Xhakja ishte përgjigjur duke e ofenduar kryekomisarin dhe në këtë moment, shpjego ish-shoferi, ka ardhur edhe vrasja e Kryekomisarit.