Korçë, 39-vjeçari me probleme psikike sulmon nxënësin brenda në shkollë
Korçë- Një 39-vjeçar, me probleme psikike ka tentuar të godasë me sëpatë në kokë një fëmijë të klasës së gjashtë brenda ambjenteve të shkollës.
Ngjarja tragjike është shmangur si pasojë e largimit të fëmijës në kohë nga duart e të sëmurit.
Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur mesditën e sotme në një shkollë 9-vjeçare ne qytetin e Korçës.
Burimet nga policia bëjnë të ditur se 39-vjeçari është ndaluar dhe shoqëruar në ambjentet e policisë.
Policia ka konfirmuar se burri ka probleme psikike dhe se ka ka hyrë në ambjentet e shkollës “Nuçi Naçi” të Korçës dhe ka tentuar të godasë me sopatë nxënësin e klasës së gjashtë.
Nuk dihet se si burri ka mundur të hyjë në ambjentet e shkollës, që duhet të këtë një roje tek dera për të mos lejuar hyrjen e personave të panjohur brenda shkollës. Policia po heton më tej për ngjarjen.