E Diel, 1 Nëntor 2026

Çefa: Masa ndaj avokatëve qëçojnë në dështimin e proceseve

TIRANE- Pas shtyrjes së seancës gjyqësore ndaj Dritan Dajtit për të disatën herë për shkak të mungesës së avokatëve ka ardhur edhe reagimi i këshillit të Lartë të drejtësisë.

Sipas nënkryetarit të këtij institucioni, Elvis Çefa, gjyqtarët duhet të sensibilizohen që procesi të mos dështojë. Çefa tha se “do të merren masa ndaj avokatëve që çojnë në dështimin e proceseve. Masat në raste të kostatimit të zvarritjes së procesit do të bazohën në ligj ndaj të gjithë aktoreëve në këtë process”, tha Çefa.

Numri dy i KLD-së theksoi se “gjykata duhet t’i japë zgjidhje çështjes Dajti, sa më shpejt, pasi kjo është një situatë e zgjatur prej kohësh”.

Vetëm një ditë më parë, i pandehuri Dritan Dajti, akuzoi gjyqtarët për zvarritje të procesit gjyqësor.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›