E Diel, 1 Nëntor 2026

Çeki miratohet buxheti shtrëngues për 2012-ën

PRAGË - Dhoma e deputetëve e parlamentit çek miratoi sot buxhetin shtrëngues për vitin 2012, duke parashikuar ulje të shpenzimeve shtetërore.

Paraqitur nga qeveria e qendrës së djathtë e Petr Necas, buxheti mbështetet në parashikimet e rritjes ekonomike me 2,5 për qind në vitin 2012.

''Modifikimet e tekstit të miratuar do të miratohen muajt e ardhshëm'', theksoi ministri i Financave, Miroslav Kalousek.

Teksti u miratua nga 104 deputetë nga 188 të pranishëm.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›