Çekia, merr presidencën e BE-së

Republika Çeke merr sot nga Franca presidencën e radhës të Bashkimit Evropian me shumë çështje të rëndësishme duke filluar që nga kërcënimi shumë i afërt i një krize gazi me Rusinë. ''Pas disa muajsh përgatitjeje, ish-vendi komunist i cili u anëtarësua në Bashkimin Evropian që në vitin 2004 është gati për testin e qëndresës për gjashtë muajt e ardhshëm'', deklaroi zëvendëskryeministri çek, Aleksandër Vondra pas mbledhjes së fundit javën e kaluar.