2009-ta, festime madhështorë në botë

Miliona njerëz në të gjithë botën zbritën në sheshet kryesore të qyteteve ku banojnë për të pritur ndërrimin e viteve dhe ardhjen e viti te ri 2009. Më shumë se një milion gjermanë dolën në sheshin kryesor të Berlinit për të përcjelle me festime viti 2008 dhe mirëpritur vitin e ri. Të pranishmit ne festime formonin një varg prej gati 2 kilometrash përpara Portës së Brandenburg ku viti i ri u prit me një spektakël të mrekullueshëm fishekzjarresh. Pjesëmarrësit në festime uruan .që 2009 të sjellë më shumë shëdet, dashuri e paqe në të gjithë botën. Festimet që pushtuan rrugët kryesore të Berlinit zgjatën deri në orët e para të ditës së re. Temperaturat nën zero nuk kanë penguar mijëra britanikë për tu mbledhur në qendër të Londrës për të pritur ndërrimin e viteve. Turma e mbledhur pranë Lumit Tamiz ndoqi nga aty spektaklin e përvitshëm të fishekzjarreve i cili filli nga Ora e Big Ben kur akrepat e orës shënuan 00:00. Pjesa më spektakolare e fishekëzjarreve ishte vendsur në Krahun Jugor të lumit Tamiz, të përqëndruara në Syrin e hekurt të
Francezët u përpoqën të harrojnë një vit të mbizotëruar nga kriza, dhe problemet financiare dhe shprehën shpresën për një vit të ri më të mirë. Mijëra francezë e turistë u mblodhën pranë Kullës Eiffell dhe pritën me shampanjë e puthje momentin e ndërrimit të Vitit të Ri duke shpresuar për më 'shumë para, shëndet më të mirë, fat e sukses.Por, mes gjithë popujve të Europës ishin dyfish të motivuar për festimin e Vitit të Ri 2009. Përveç traditës së pritjes së ndërrimit të viteve në shesh, ata festuan edhe marrjen nga Republika e Çekisë së Presidenncës së radhës së Bashkimit Europian. Republika cceke ka zyrtarisht presidencën e radhës së bashkimit Europian për një periudhë 6 mujore, duke marrë stafetën e dorëzuar nga Franca. Çekia e merr presidencën e Bllokut 27 anëtarësh në një moment kur kriza financiare globale dhe konflikti në Lindjen e Mesme duket se janë në kulmin e tyre.Ceremonia zyrtare e marrjes së presidencës do të zhvillohet më datë 7 janar. Festimet për vitin e Ri që sapo ka nisur nuk munguan as në Rusi. Mijëra persona u mblodhën në Sheshin e Kuq të Moskës për të mirëpritur vitin 2009 mes të ftohti dhe shpresës për një vit më të mirë. Pritja e vitit të ri në shesh me familjarët apo miqtë është shndërruar në një traditë për shumicën e banorëve të kryeqytetit rus. Ata ndoqën spektaklin e fishekzjarreve, që bëri të ndricconte qielli i nxirë i Moskës dhe u shpërndanë më shpresën për një vit të ri më të mbarë.As festimet për ndërrimin e viteve nuk i ka ndaluar grekët të zbresin në rrugët e Athinës dhe të vazhdojnë protestat antiqeveritare të nisura rreth 3 javë më parë. Qindra protestues u mblodhën pranë ndërtesës së Parlamentit në Athinë në shenjë protestë për vrasjen e një adoleshenti nga policia vendase. Protestuesit bllokuan rrugët kryesore rreth sheshit kryesor të kryeqytetit grek duke shkaktuar kaos e paralizuar trafikun. Ata u rrethuan nga dhjetëra forca policie për ti ndaluar të arrinin në zonë ku po pritej momenti i ndërrimit të viteve. Protesta ishte pjesë e një vale demostratash shpesh herë të dhunshme që kanë përfshirë Greqinë që nga data 6 Dhjetor. Megjithëse ata janë qetësuar disi pas Krishtlindjes, protesta e natës festive tregoi se ende nuk kanë marrë fund.Ndërsa afro 2 milion brazilianë u mblodhën në plazhin e famshëm Copacabana për të pritur momentin e ndërrimit të viteve dhe spektaklin prej 20 minutash të fishekzjarreve që ndriçuan qiellin e Rio de Zhanieros. Të sinkronizuara me disa pjesë muzikore të Bethohevinit, në qiellin e Rio de Zhanieros u hodhën të paktën 20 tonë fishekzjarre. Në rrugët e qytetit patrulluan rreth 14,000 policë por në kuatër të masave të sigurisë për natën e ndërrimit të viteve autoritetet kishin vendosur të ndalonin lëvizjen me autobuzë e metro.