E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeki,presidenti pranon dorëheqjen e Topolanek

Presidenti i Çekisë Vaklav Klaus ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Mirek Topolanek, si dhe është shprehur se një kabinet i ri qeveritar duhet formuar sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të përballojë krizën ekonomike dhe Presidencën çeke të BE-së. Ai gjithashtu ka autorizuar Topolanekun dhe qeverinë e tij që të qëndrojë në detyrë derisa të krijohet qeveria e re. Qeveria e brishtë e qendrës së djathtë e kryesuar nga Topolanek humbi të martën në parlament në një mocion mosbesimi, me iniciativë të së majtës opozitare. "Nëse Mirek Topolanek apo dikush tjetër merr votat e të paktën 100 deputetëve për qeverinë e re, atëherë unë do t'i jap atij një mundësi. Kjo zgjidhje duhet bërë sa më parë", tha Vaklav Klaus. Ndërkohë që Topolanek u shpreh se qeveria e tij do të vazhdonte punën. "Dëshiroj të them se derisa të ketë ndryshime të reja ne do të bëjmë punën tonë për të ruajtur stabilitetin. Ne do të përmbushim të gjitha detyrat tona si Brenda dhe jashtë", u shpreh Topolanek. Ndërkohë, ai ka deklaruar se problemet aktuale të qeverisë së Republikës Çeke nuk do të ndikojnë në presidencën e Bashkimit Europian dhe tek vendet e tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›