E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë,Kuçi:Të tërhiqen përfaqësuesit e UMNIK-ut

Qeveria e Kosovës ka ftuar të gjitha vendet që të largojnë stafin e tyre nga UNMIK-u. Ndërkohë që shkurtimet në misionin e KFOR-it dhe në atë të EULEX-it nuk janë vlerësuar si shqetësuese për vendin. Komentet pasojnë paralajmërimet për shkurtime në numrin e ushtarëve të KFOR-it, por edhe të misionit policor e gjyqësor të EULEX-it, i cili ende nuk ka filluar të funksionojë me kapacitete të plota. Ndërsa besohet se KFOR-i dhe EULEX-i, pavarësisht paralajmërimeve për disa shkurtime, do të ruajnë praninë e mjaftueshme në Kosovë. Vendi i parë që ka larguar stafin nga UNMIK-u është Rusia. Në emër të qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i ka inkurajuar edhe vendet tjera që të veprojnë njësoj. "Mendoj se Rusia ka ndërmarrë një veprim të mirë dhe do t'i ftoja të gjitha shtetet që ta tërheqin personalin e vet nga UNMIK-u", thotë Kuçi. Zëvendëskryeministri kosovar Kuçi thotë se pavarësisht paralajmërimeve për shkurtime në KFOR apo të vendimeve të ndonjë vendi, siç është Britania e Madhe, edhe për shkurtime në EULEX, kjo nuk duhet të jetë shqetësuese për Kosovën, pasi sipas tij, reduktimet kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në Kosovë në njërën anë, por edhe me kursimet që vendet e caktuara planifikojnë t'i bëjnë për shkak të krizës globale financiare.
Misioni i EULEX-it, i cili shtrin fushëveprimin e vet në polici, gjykata e dogana, sipas paralajmërimeve do të ketë rreth dy mijë e 500 veta nga personeli ndërkombëtar. Ky mision tashmë ka marrë përgjegjësitë nga UNMIK-u, por ende nuk është funksionalizuar tërësisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›