Francë,lirohet menaxheri,u rrëmbye nga punëtorët grevistë
Drejtori i filialit në Francë të ndërmarrjes faramaceutike amerikane 3M, i rrëmbyer të martën nga punëtorët në grevë të fabrikës në Loiret është lënë i lirë. Lirimi i tij është kryer pas disa orësh negociatash mes sindikalistëve dhe përfaqësuesve të 3M-France. Menaxheri Lyk Rusële, ka lënë zyrën e tij. Punëtorët e ndërmarrjes kundërshtojnë një plan ristrukturimi që parashikon pezullimin e 110 vendeve të punës, nga 235 që janë gjithësej. Lirimi ka ndodhur pas shumë orësh negociatash, nga një ndërmjetës i sjellë nga autoritetet lokale. "Lirimi ka ardhur pas firmosjes së një protokolli në bazë të të cilit, kryesia e 3M-së impenjohet të marrë përsipër të gjitha pasojat shoqërore të projektit të ristrukturimit, duke iu siguruar vartësve të saj të prekur nga kjo që të rifuten në botën e punës", lexohet në komunikatën sindakale. Siç ka bërë të ditur sindikalisti francez Fors Ovier, ndërmarrja është shprehur e gatshme të bëjë lëshime ndaj kërkesave të punëtorëve që kërkojnë të pagohen për ditët që kanë qënë në grevë.