Bahrejni shqyrton njohjen e pavarësisë së Kosovës
Manama-Duket se Bahrejni do ta njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës. Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit të Bahrejnit, i ka propozuar qeverisë njohjen e shtetit të Kosovës, si dhe vendosjen e marrëdhënieve të menjëhershme diplomatike me shtetin e ri. Duke qenë anëtarë i Konferencës Islamike, u ka bërë thirrje vendeve të tjera arabe, që të njohin pavarësinë e këtij shteti, me shumicë myslimane.
Gjatë takimit të një dite më parë në OK, midis ministrit kosovar të punëve të Jashtme Skënder Hyseni, dhe ambasadorit të Bahrejnit në OKB, Tawfeeq Ahmed Almansoor, i cili konfirmoi se së shpejti vendi i tij do të merrte një vendim për njohjen.
Almansoor, gjatë këtij takimi ka thënë se qeveria e tij është në dijeni të të gjitha vuajtjeve të popullit të Kosovës dhe se solidarizohet me përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme, të vullnetit të mirë e të besimit.