E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Afganistani, s'duhet të jetë kërcënim për NATO-n

Afganistani është prova më e rëndësishme për NATO-n sot, dhe nuk duhet të paraqitet më si një kërcënim terrorist për sigurinë e anëtarëve të Aleancës, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel para Bundestagut në Berlin."Afganistani është prova më e rëndësishme për NATO-n sot, theksoi Merkel para samitit të 3 dhe 4 prillit, ku Aleanca e Atlantikut Verior do të përkujtojë 60-vjetorin. Suksesi i operacionit të NATO-s është i qartë. Ne nuk duhet të lejojmë që Afganistani të paraqitet si një kërcënim terrorist për sigurinë e anëtarëve të Aleancës, shpjegoi kancelarja.Ajo kujtoi se atentatet e 11 shtatorit në SHBA, ku si pasojë humbën jetën rreth 3 000 persona ishin përgatitur në Afganistan. Qëllimi i ndërhyrjes së NATO-s është që Afganistani të mund të sigurojë vetë për një kohë të gjatë siguri në vend, shtoi kancelarja gjermane

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›