E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeki,rrëzohet qeveria e Topolanek

Qeveria çeke e kryesuar nga kryeministri, Mirek Topolanek është rrëzuar nga një mocion mosbesimi nga Parlamenti vendas. Lajmi është bërë i ditur nga një televizion çek. Mocioni i mosbesimit i prezantuar nga partia e opozitës, ajo Social Demokrate u votua nga 101 deputetë, nga 200 të tillë që ka gjithësej parlamenti çek. Çekia mban presidencën e radhës së BE-së, deri në muajin qershor. Ndërkohë që kabineti qeveritar i një koalicioni të formuar nga tri parti, do të qëndrojë në detyrë derisa Presidenti i vendit Vaklav Klaus të dekretojë një qeveri të re, ose deri në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme që mund të mbahen. Por partitë qeverisëse dhe ato opozitare nuk kanë bërë akoma ndonjë koment për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme deri në ato normale që pritet të mbahen në mesin e vitit 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›