E Diel, 1 Nëntor 2026

KE:Besojmë në presidencën çeke, pavarsisht mocionit të mosbesimit

Komisioni Evropian u shpreh optimist sot në mbrëmje lidhur me aftësinë e Republikës Çeke për të zhvilluar "në mënyrë efikase" presidencën gjashtëmujore të BE-së, megjithë mocionin e mosbesimit, viktimë e të cilit ishte qeveria e tij. "Komisioni ka besim të plotë në faktin se ligji kushtetues kombëtar i mundëson Republikës çeke të vazhdojë të drejtojë Këshillin e Bashkimit Evropian në mënyrë po aq efikase sa ka bërë në fillim të janarit", njoftoi ai në një komunikatë."Problemet politike të brendshme duhet të zgjidhen përmes procesit demokratik të Republikës Çeke. Komisioni ka besim se kjo do të bëhet në mënyrë që të garantojë funksionimin e mirë të presidencës së BE-së", vijon teksti.Shumica e deputetëve çekë miratoi sot në Pragë një mocion mosbesimi kundër qeverisë së kryeministrit liberal, Mirek Topolanek, i ngarkuar me presidencën e radhës së BE-së. Ky i fundit mund të qendrojë gjithsesi në detyrë deri në fund të presidencës në fund të qershorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›