E Diel, 1 Nëntor 2026

Majlinda Kelmendi: Titullin ia kushtoj Kosovës

Nuk kanë kaluar as 24 orë nga ai moment shumë emocionues, kur Majlinda Kelmendi arriti të shpallet kampione bote në xhudo për peshën 64 kilogram në Botërorin që po zhvillohet në Rio de Janeiro, Brazil. “Jam shumë e emocionuar, jam në shok, nuk kam asnjë pikë gjumë në sy tërë natën- ka thënë Majlinda Kelmendi- Këtë fitore ia dedikoj popullit tim, popullit të Kosovës dhe jam më krenare se kurrë që këtë triumf e realizova nën petkun e shtetit tonë, flamurit dhe himnit tonë”, - ka thënë Kelmendi.
Duket se ky titull kampion bote është një lloj hakmarrje për Kelmendin, për faktin se ajo nuk arriti të sigurojë një medalje në Olimpiadën e zhvilluar një vit më parë në Londër, ku pretendimet e saj ishin për medalje të artë. Ajo konkurronte për Shqipërinë në këtë Olimpiadë. (e.i/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›