Vijnë katër donatorë, pritet një Tiranë elitare
Duket se ngërçi i ekipit të futbollit Tirana u zgjidh. Bardheblutë nuk do të vuajnë anën financiare, ku prej më shumë se një viti kanë vijuar me të tillë problem. Pas tërheqjes së presidentit të Kukësit, Safet Gjici, u përfolën disa emra që mund të financonin te Tirana. U fol për një rikthim të mundshëm të Refik Halilit në krye si president, por emri i presidentit të ri të Tiranës është Ndriçim Babasi, një biznesmen i njohur tashmë. Ai ka lindur më 1 janar 1967 në Fushë-Krujë. Ka mbaruar në vitin 2002 Akademinë e Rendit Publik dhe është zgjedhur deputet në tre legjislatura. Babasi, së bashku me tre donatorë të tjerë, do të marrin përsipër mëkëmbjen financiare të 24 herë kampionëve, zhvillimin e një merkatoje të shpejtë dhe konsolidimin e skuadrës bardheblu për sezonin e ri, që do të nisë këtë fundjavë me kampionatin kombëtar. Donatorët e tjerë do të jenë ish-presidenti Refik Halili, i cili ka një kontribut të jashtëzakonshëm në marrjen e disa trofeve të klubit të Tiranës. Halili kishte shprehur dëshirën i pari. Por kemi edhe një rikthim tjetër, që është Lutfi Nuri, njëkohësisht edhe zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Futbollit. Pritet që këtij grupi t’i bashkohen edhe dy donatorë të tjerë, Ardjan Takaj, aktualisht president i Skënderbeut dhe dhe Lul Morina, një biznesmen po i suksesshëm. Nuk dihet si do të jetë forma ligjore e këtij kalimi, por një gjë është e sigurt, Tirana nuk do të vuajë më dhe në pak ditë do të rindërtohet. (E.Ilnica/balkanweb)