E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi dëshiron të raportojë përraundin 7 të bisedimeve me Daçiç

Të tjera rreth shkrimit Serbët hartojnë strategjinë e raundit 8 PRISHTINE - Kryeministri, Hashim Thaçi përmes një shkrese zyrtare dërguar Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur gatishmërinë për t’i informuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për takimin e shtatë të zhvilluar në Bruksel.

“Në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive dhe në përputhje me Rezolutën e Kuvendit për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri, Hashim Thaçi përmes një shkrese zyrtare dërguar Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur gatishmërinë për t’i informuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për takimin e shtatë të zhvilluar në Bruksel mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Marrë nga Indeksonline

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›