E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet Festivali Italian në Shqipëri

Promovimi i imazhit dhe stilit italian të jetesës ka qenë tema e festivalit italian nw Shqipëri. Sektorët e përfshirë në këtë aktivitet kanë qenë ai agroushqimor, restorantet, sektori i kozmetikës dhe ai veshjeve. Këtë festival e ka përshëndetur dhe Ambasadori Italian Saba Delia i cili ka përmendur marrwdhënien e mirë që ekziston midis dy vendeve në sektorin ekonomik.
Festivali u përshëndet edhe nga Drejtori i Tregtisë së Jashtme Francesko Vituli i cili deklaroi se ky festivali ka si qëllim thithjen e sa më shumë instevitorëve italian në Shqipëri.
Gjatë dy javëve të festivalit konsumatorët do të mund të provojnë larminë dhe cilësinë e kuzhinës italiane. Pritet që ky festival të ndikojë në zgjerimin e sferave të bashkëpunimit të operatorëve italianë dhe atyre shqiptarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›