E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kolonel Zogu" çel Festivalin e Elbasanit

Pas suksesit në Dibër, shfaqja "Kolonel Zogu", me regji të Alfred Trebickës, ka çelur edicionin e 11-të të Festivalit Teatror Ndërkombëtar në teatrin "Skampa" të Elbasanit. Gjatë ditëve të festivalit, në skenë do të ngjiten dhjetë trupa, ku gjashtë prej të cilave vijnë nga vende si Kroacia, Polonia, Kosova, Italia, Maqedonia e Serbia. Kjo e fundit, së bashku me artistët polakë, vjen për herë të parë në këtë festival të teatrit alternativ. Regjisori Adonis Filipi tha se festivali përfshin në vetvete forma të ndryshme eksperimentale të interpretimit, që tashmë jo vetëm janë bërë traditë, por dhe janë kthyer në kulturë, e cila perceptohet më lehtë tani prej spektatorit. Si për çdo vit, do të jenë pjesëmarrës emrat më të mëdhenj të skenës shqiptare, që gjatë këtyre viteve nuk i kanë munguar skenës së Teatrit të Elbasanit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›