Solana: Të zgjidhet sa më shpejtë kontesti i emrit të Maqedonisë

Përfaqësuesi i lartë i diplomacisë evropiane, Havier Solana në takimin e sotëm me kryeministrin e Maqedonisë ka theksuar se çështja e emrit kushtetues duhet të zgjidhet sa më shpejtë që është e mundur, edhe atë pa referendum.
Solana gjithashtu ka vlerësuar se referendumi për emrin nuk është zgjidhja më e mirë në një demokraci parlamentare, dhe në këtë mënyrë shtyhet i gjithë procesi për zgjidhjen e emrit. Ndërkohë kryeministri maqedonas ka premtuar se do të bëjë çmojë për arritjen e zgjidhjes për çështjen e emrit.
Gjatë muajit dhjetor Këshilli i Bashkimit Evropian do të vendosë për hapjen ose jo të negociatave me Maqedoninë. Athina është deklaruar se do të vendos veto nëse nuk arrihet një marrëveshje për ndryshimin emrit Maqedoni.