E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelet Festivali i parë Ndërkombëtar i Kinemasë në Shqipëri

Rreth 100 filma me metrazh të shkurtër, dokumentarë, të animuar, eksperimental si dhe 14 filma me metrazh të gjatë nga 72 vende të botës do të shfaqen për spektatorin shqiptar në atë që mund ta quajmë festivalin e parë ndërkombëtar të kinemasë në Shqipëri. Sipas programuesit në edicionin e shtatë i këtij festivali është menduar që programi i tij të jetë i balancuar duke përfshirë të gjitha zhanret. Festivali do të nisë ditën e sotme me filmin Honeymoons historia e të cilit është vendosur në Shqipëri dhe Serbi ku dy çifte të reja vendosin të largohen nga vendet e tyre respektive , në kërkim të një jetë më të mirë në Evropën Perëndimore. Në fund të një maratone 10 ditore një juri ndërkombëtare do të japë çmimet për flimin më të mire,për regjizorin, aktorin ,aktoren më të mirë si dhe çmimin për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›