E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie bursa amerikane, shkak problemet në Dubai

Tregjet amerikane të bursave kanë rënë dukshëm pas problemeve me borxhet në Dubai i nxitën frikat për një turbullirë të re globale financiare. Indeksi industrial Dou Xhons ra me 170 pikë, kurse indekset tjera ranë për afro 2 përqind që nga hapja e bursës. Rëniet e para në tregjet amerikane ishin reagime ndaj lajmeve të së mërkurës se Dubai ka kërkuar ta shtyjë pagesën e borxhit prej miliarda dollarëve të kompanisë shtetërore Dubai World.
Analistët thonë se investitorët kanë frikë se kjo mund të vonojë rimëkëmbjen e ekonomisë globale nga recesioni.
Kryeministri britanik Gordon Braun sot shprehu bindjen e tij se problemi i borxheve në Dubai është i kufizuar dhe i lokalizuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›