Filmat shqiptarë të pas '90-ës në Strugë
Katër filma artistë shqiptarë kanë udhëtuar drejt qytetit të Strugës, në Maqedoni, duke u shoqëruar dhe me një "eskortë" aktorësh e kineastësh për të referuar atje. Është arkivi qendror shqiptar i filmit që organizon atje javën e filmit shqiptar AQSHF organizon javën e filmit shqiptar në qytetin e Strugës. Në këtë aktivitet do të shfaqen disa filma të rinj, si dhe do të organizohen për publikun e Strugës kumtesa nga aktorë dhe regjisorë mbi kinemanë shqiptare. Filmat që projektohen janë: "Gjallë" (2009), film nga Artan Minarolli; "Ne dhe Lenini" (2008), film nga Saimir Kumbaro; "Sekretet" (2008), nga Spartak Pecani; "Koha e kometës" (2008), film nga Fatmir Koci. Ky aktivitet mbyllet më 28 nëntor, që shënohet dhe dita e pavarësisë së shqiptarëve. Ndërsa në Tiranë më datat 27 dhe 28 nëntor do të projektohet në monitor, në pjesën murale të Muzeut Historik Kombëtar filmi "I dashur armik", produksion i vitit 2005, me regji të Gjergj Xhuvanit, i cili do të shoqërohet edhe me disa filma të tjerë si dhe disa materiale arkivale nga arkivi i AQSHF-së, jo vetëm shqiptar po dhe të huaj që sillen rreth temës së luftës.